LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës: Pranoni urimet e mia të përzemërta

Abazoviq me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës: Pranoni urimet e mia të përzemërta

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka përgëzuar institucionet dhe popullin e Kosovës me rastin e përvjetorit të 13-të pavarësisë teksa ka pohuar se “po pret një bashkëpunim që do të sjell përfitime për qytetarët e të dyja vendeve”.

Abazoviq i dërgoi telegram urimi u.d. së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, kryeministrit në largim, Avdullah Hotit dhe misionit diplomatik të Prishtinës në Podgoricë, raporton rtcg.

Ai shtoi se “kjo festë po festohet në Kosovë në kushte të vështira të shkaktuara nga pandemia e virusit COVID-19” gjersa uroi që sa më shpejt të përfundojë pandemia, transmeton Telegrafi.


Politikani shqiptar është i bindur “se pandemia na ka afruar dhe na kujtoi vlerat thelbësore që duhet të trashëgohen”.

“Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, ne po shohim përpara për bashkëpunim që do të sjell përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës”, tha Abazoviq.

Ai përgëzoi qytetarët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvilluara me sukses, të cilat, siç deklaroi ai, ishin “një shembull i demokracisë dhe vullnetit të shprehur lirisht të qytetarëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori