LAJMI I FUNDIT:

Abazi: VV-ja nuk ka ardhur në pushtet, për ta përsëritur PDK-në e LDK-në

Abazi: VV-ja nuk ka ardhur në pushtet, për ta përsëritur PDK-në e LDK-në

Punësimi i mbi 100 personave në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) që supozohet se janë të afër me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, ka ngjallur reagime në opinion publik.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka komentuar punësimet e fundit në disa institucione të vendit e në veçanti në KEK, ku pati reagime të ndryshme, duke i cilësuar ato si punësime të parregullta  nga partitë opozitare.

Abazi tha se duhet të presim punën e sistemit gjyqësor që ka filluar hetimet për punësimet në KEK.


“Me sa shoh Prokuroria Themelore ka filluar hetimet dhe të presim punën e saj. Mund të ketë edhe votues të VV-së dhe ata kanë të drejtë të punësohen. Më herët ka ndodhur një diferencim 20 vjeçar të cilët nuk janë pajtuar me menaxhimin të ndërmarrjeve publike”, tha ai në një intervistë për RTK.

Abazi ka thënë se ai që ka bërë shkelje të ligjit në punësimet në KEK, duhet të përgjigjet para organeve të rendit.

“Nuk është ardhur në pushtet VV-ja për ta përsëritur PDK-në e LDK-në. Vetëm një gjyqësi dhe prokurori e pavarur duhet ta kryejë procesin deri në fund”, deklaroi Abazi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Komisionit për  Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka folur edhe për sfidat e qeverisë Kurti II dhe ndalimin e mbajtjeve të zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori