Abazi: Rezoluta e Kadri Veslit për ta mbajtur Thaçin në krye të dialogut
Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje, përpjekjen e udhëheqësve të vendit për bërjen e një rezolute të dialogut Kosovë-Serbi, po e sheh si rezolutë të Kadri Veselit për ta mbajtur Hashim Thaçin në krye të dialogut.
Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Rezoluta në fjalë nuk do të pranohet nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Kadri Veseli ka nxjerr një draft rezolutë për t’ia zgjatur jetën koalicionit qeverisës ilegjitim që nuk e ka shumicën e votave në Kuvend, për ta mbajtur Thaçin në krye të dialogut me Serbinë, për t’u tallur me inteligjencën e qytetarëve që nuk e kanë harruar se edhe për Demarkacionin kishte rezolutë paraprake që nuk u respektua, dhe në fund 2/3 e Kuvendin (siç propozon edhe draft rezoluta e Veselit) nuk e ndalën humbjen e territorit as përball Malit të Zi e lëre më përball Serbisë”, thotë Abazi.
Postimi i plotë i Abazit: "Kadri Veseli ka nxjerr një draft rezolutë për t’ia zgjatur jetën koalicionit qeverisës ilegjitim që nuk e ka shumicën e votave në Kuvend, për ta mbajtur Thaçin në krye të dialogut me Serbinë, për t’u tallur me inteligjencën e qytetarëve që nuk e kanë harruar se edhe për Demarkacionin kishte rezolutë paraprake që nuk u respektua, dhe në fund 2/3 e Kuvendin (siç propozon edhe draft rezoluta e Veselit) nuk e ndalën humbjen e territorit as përball Malit të Zi e lëre më përball Serbisë. Draft-rezoluta e re është hartuar bashkë me anëtarët e tjerë të koalicionit qeveritar PDK-AAK-NISMA-AKR, duke “mandatuar” edhe një delgacion (pa kompetenca), me përfaqësues nga të gjitha partitë, si lodër e Hashim Thaçit në dialog. E gjithë kjo farsë bëhet në kohën kur Thaçi do duhej tashmë të kishte dhënë dorëheqjen dhe vendi tashmë do duhej të ishte futur në zgjedhje parlamentare të parakohshme.






























