LAJMI I FUNDIT:

​Abazi: Nuk ekziston asnjë propozim gjerman për Asociacionin

​Abazi: Nuk ekziston asnjë propozim gjerman për Asociacionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se nuk ekziston asnjë propozim gjerman për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Abazi në një konferencë theksoi se nuk ka asociacion që mund t’i kalojë ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

“Nuk ka propozim gjerman, nuk mund të ketë asnjë propozim me emra të tjerë. Në fakt ka vetëm një propozim, Asociacioni i komunave i cili duhet të formohet bazuar në ligjet ekzistuese të vendit. Nuk ka asociacion që mund t’i kalojë ligjet dhe Kushtetutën e vendit… Nuk mundet një shtet që ka bërë gjenocid në të kaluarën të vendosë kushte për qytetarët e Kosovës. Do të duket qesharake që një shtet që ka vrarë fëmijë e gra tenton të jetë garantues demokratik i të drejtave të serbëve në Kosovë, kjo është paradoksale”, ka thënë ai.


Abazi ka folur edhe për reformën zgjedhore.

“Po iu thërras të gjithëve ekspertë, juristë e shoqërinë civile dhe mediat që të përcillni me kujdes këtë proces të rëndësishëm të reformës zgjedhore”, tha ai.

“Duhet të bëhet zgjedhja e drejtpërdrejt e presidentit me votën e qytetarëve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se duhet të bëhet digjitalizimi i sistemit zgjedhor.

“Kosova të ndahet në pesë zona zgjedhore të cilat do të kenë përfaqësim të qytetarëve në parlament dhe votuesi do të ketë mundësi të gjejë përfaqësuesin e vet brenda Parlamentit” ka thënë ai.

“Ligji qe kemi sot ka lejuar deforminim e plotë të vullnetit të qytetarëve. Masakrimi i votës së qytetarëve ndodh në momentin e numërimit. Komisionerët bëjnë pazare se cilit kandidat do t’i takojnë votat e partive politike. Në shumicën e rasteve kandidati që ka pasur vëzhgues brenda. Ligji i ri duhet plotësisht, ta largojë këtë hapësirë të manipulimit të votës së qytetarëve”, ka shtuar ai. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori