Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi i cili u deportuar të enjten nga Kosova, ka folur për aktivitetin e tij në Kosovë që nga viti 2006, kur është bërë pjesë e kësaj lëvizje.
Ai në një intervistë për gazetën Shekulli ka folur për arrestimin e tij të enjten, ngjarjet në stacionin policor, deportimin e tij në Shqipëri dhe ndalesën për të hyr në Kosovë gjatë dy viteve të ardhshme.
“Unë jam angazhuar për realizimin e idealeve mbi të cilat Kosova është çliruar, ashtu siç angazhohet edhe çdo aktivist tjetër i Lëvizjes. Si këndvështrim, kam qenë dhe mbetem tepër kritik ndaj neoliberalizmit, politikës që unë mendoj se ka shkaktuar krizë dhe shkatërrim kudo që është aplikuar. Këto bindje e parime i gjeta në masë të madhe të shprehura në Vetëvendosje dhe kam filluar të interesohem për të dhe të kem kontakte dhe bashkëpunime që prej vitit 2006”, ka thënë Abazi.
Zotëri Abazi, para se të na flisni për dëbimi tuaj nga Policia e Kosovës a mund të na thoni shkurtimisht kur ka filluar aktivizimi juaj në Lëvizjen Vetëvendosje, pasi opinioni në Shqipëri nuk ka shumë informacion për ju, për Vetëvendosjes dhe për politikën e Kosovës në përgjithësi ?
Abazi: Unë kam qenë pjesë e shoqërisë civile në Tiranë, kam punuar për disa organizata në Shqipëri si dhe kam dhënë mësim në universitet, pasi u ktheva prej studimeve të mia në ShBA. Prej studimeve dhe prej leximeve të mia, prej aktivizmit gjatë universitetit në SHBA, si dhe prej viteve të aktivizmit në Shqipëri, ku kam punuar edhe në disa nga zonat më të varfra të Shqipërisë, kam formuar bindjet e mia për politikën. Thelbësore në këto bindje janë parimet e barazisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit mes popujve e njerëzve.
Si këndvështrim, kam qenë dhe mbetem tepër kritik ndaj neoliberalizmit, politikës që unë mendoj se ka shkaktuar krizë dhe shkatërrim kudo që është aplikuar.
Këto bindje e parime i gjeta në masë të madhe të shprehura në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dhe kam filluar të interesohem për të dhe të kem kontakte dhe bashkëpunime që prej vitit 2006. Në vitin 2010 kjo Lëvizje vendosi të marrë pjesë në zgjedhje. Në atë kohë, ata kërkuan ndihmë nga kushdo që dëshironte të bashkëpunonte si vullnetar për fushatën zgjedhore. Kemi qenë një grup vullnetarësh që shkuam në Kosovë të ndihmonim për zgjedhjet e 2010.
Më pas, ka qenë ftesa e Lëvizjes që disa prej nesh të ndihmonim në mënyrë më sistematike. Kështu që, prej 2010, më është dashur ta vizitoj shumë shpesh Kosovën, si aktivist i Lëvizjes dhe si pjesëtar i strukturave të saj. Prej 2011 deri në 2014 kam qenë koordinator i sekretariateve. Prej 2015 jam anëtar i kryesisë së Lëvizjes, si Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë. Lëvizja VETËVENDOSJE ka në Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm të saj, përveç shqiptarëve nga Kosova, edhe shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia, nga Lugina e Preshevës etj. Unë i vlerësoj idetë ekonomiko-politike te Lëvizjes, të barazisë mes popujve, të antikolonializmit, të vetëvendosjes, të solidaritetit, të shtetit zhvillimor. Ndaj dhe jam aktivist.
Pas deportimit nga Kosova ju jeni shprehur se Policia nuk ka pasur asnjë flet arrest. Si ka ndodhur arrestimi dhe cila është vërteta në të gjithë këtë histori sipas jush?
Abazi: Ditën e mërkurë, rreth orës 13;15, më janë afruar tre policë civilë në një lokal afër Selisë së Lëvizjes, ku po bisedoja me një kolege. Policët e veshur civilë nuk paraqitën fletëarrest edhe pse unë ia kërkova që në fillim. Ata më thanë që fletarrestin do ma jepnin ne stacionin e policisë, por kjo nuk ndodhi as aty. Unë e konsideroj këtë akt si një rrëmbim personi.
Në stacionin e policisë ata kanë printuar shpejt e shpejt një urdhër dëbimi nga Kosova. Aty kanë shkruar akuza të pavërteta. Nuk më kanë dhënë mundësinë të kontaktoj me një avokat (duke shkelur konventat ndërkombëtare), nuk më kanë dhënë mundësinë të kontaktoj me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, nuk më kanë dhënë mundësinë as të shkoj në shtepi për të marrë rroba me vete. por më kanë sjell direkt ne kufirin me RSh. Sot policia e Reublikës së Kosovës zyrtarisht ka deklaruar se akuzat për vepra penale që janë numëruar në atë urdhër dëbimi paskan qenë “gabim teknik i përvjedhur”. Por ata këmbëngulin që unë duhet të dëbohem nga Kosova. Unë jam angazhuar për realizimin e idealeve mbi të cilat Kosova është çliruar, ashtu siç angazhohet edhe çdo aktivist tjetër i Lëvizjes.
Që prej gushtit 2015, regjimi autoritar që është instaluar në Kosovë ka arrestuar 348 aktivistë të Lëvizjes. Vendime dhe praktika të tilla janë akte të një shteti policor. Servilizmi i të korruptuarve që qeverisin Kosovën, i ka çuar ata në shërbim të Serbisë në marrëveshje që e copëtojnë Kosovën, në mënyrë që të ruajnë pushtetin e tyre.
Çfarë duhet të bëj shteti shqiptar, sipas jush, pasi keni deklaruar se prisni një përgjigje nga Ministri Bushati?
Abazi: Shteti shqiptar ka për detyrë që të interesohet për çdo qytetar të vetin, kudo në botë. Në botën demokratike është e papranueshme që një qytetar i një vendi të deportohet nga një vend tjetër, vetëm për shkak të bindjeve dhe angazhimeve të veta politike që janë në përputhje me parimet e shprehura edhe në Kartën e OKB-së.
Besoj se Shqipëria do të kishte reaguar nëse kjo do të ndodhte në ndonjë vend tjetër. Por afërsia mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk duhet të jetë arsye për të mbyllur sytë ndaj abuzimeve, ndaj autoritarizmit, apo ndaj deportimeve arbitrare, siç më ndodhi mua.
Para disa vitesh, rasti i fundit i një qytetari të Shqipërisë të dëbuar për arsye politike, ka qenë ai i një gazetari të dëbuar nga Greqia. Ai rast ishte skandaloz, dhe u reagua deri në Parlamentin Evropian. Është normale të besoj se edhe për rastin tim, do të reagohet e do të kërkohet drejtësi. Mes Kosovës e Shqipërisë nuk duhet të kishte as kufij, e lëre më deportime.
Edhe pse Vetëvendosje (opozita e bashkuar) gati prej një viti ka bërë përpjekje titanike për të frenuar funksionimin e koalicionit PDK-LDK, që sipas jush është i dëmshëm për Kosovën nuk ia ka arritur. Thaçi është votua President, këto dy parti vijojnë të qeverisin. A mund të themi se beteja juaja ka rezultuar jo e suksesshme dhe cila do të jetë karta juaj e radhës për të rrëzuar këtë koalicion?
Abazi: Thaçi u votua president me votimin e tretë, duke marrë në votimin e parë një numër shumë të vogël votash, e duke shtuar 21 vota brenda 30 minutash, të cilat sipas gjasave i ka blerë. Postet e blera na kthejnë në mesjetë. Të gjitha vendet e zhvilluara evropiane po na tregojnë se si nuk mund të blihen votat, nuk mund të blihen postet. Pra, nuk është çështje strategjie. Sigurisht, ata që kanë vjedhur për vite me radhë, kanë fuqi blerëse e mund të blejnë shumëçka.
Por beteja jonë, edhe strategjia jonë, nuk ka të bëjë vetëm me postin, por me transformimin rrënjësor të pushtetit, në mënyrë që shteti të bëhet më demokratik. Dhe mendoj se jemi shumë pranë suksesit tani që qytetarët e Kosovës janë ngritur në protesta mbarëpopullore dhe është krijuar një front më i gjerë rezistence që përfshin edhe shoqërinë civile. Mos të harrojmë se kjo qeverisje e diktaturës së numrave, po e mban pushtetin vetëm me dhunë policore, me arrestime, me gjyqe të inskenuara dhe me deportime, por nuk do ta kenë të gjatë. /Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025