Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se fillimi i një draftimi të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në Kosovë bazuar në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, është i nevojshëm.
Sipas tij, nisja e një draftimi të tillë do të shërbente në largimin e tendencave destabilizuese të Serbisë, e cila vazhdon të mbështetet në marrëveshjen e nënshkruar dikur, por që sipas Gjykatës Kushtetuese e njëjta bie ndesh me nenet.
“Fillimi i një draftimi të statutit të një Asociacioni në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese është i domosdoshëm për ta hequr krejt këtë idenë se Serbia duke u thirrur mbi atë marrëveshje të nënshkruar atëherë, ngrit barrikada, krijon tensione sa herë që i teket ta sabotojë procesin”.
“Unë mendoj që këtu është racionaliteti brenda të cilit dhe kërkesa amerikane, por edhe e disa shteteve evropiane siç është Franca dhe Gjermania qëndron mbi faktin që tanimë, është koha që të fillohet draftimi i këtij statuti në bazë të ligjeve dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Abazi në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Ai tutje ka thënë se pjesën kryesore të kompromisit e ka opozita.
“Mendoj se pjesën kryesore të kompromisit në këtë moment duhet ta bëjë vetë opozita sepse është gjeneratori i produktit final të marrëveshjes që ka përfshirë Asociacionin”, ka deklaruar Abazi.
Krahas kësaj, gjersa është pajtuar me analistin Astrit Gashi, Abazi ka thënë se një Asociacion me kompetenca ekzekutive një etnike fillon bazën e formimit të një “Republika Srpska” dhe një gjë e tillë duhet përjashtuar me çdo kusht.
“Nëse është nënshkruar në kohën e opozitës kur kanë qenë pozitë si koalicion, Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim. Unë mendoj që pika e kompromisit ndërmjet pikës së skajshme të mosformimit të një Asociacioni një etnik me kompetenca ekzekutive çfarë ka qenë qëndrimi i LVV-së e që unë mendoj që ka qenë i drejtë”.
“Jo për faktin se vjen nga LVV-ja por edhe ajo që e tha Astriti sot e konfirmon, që një Asociacion me kompetenca ekzekutive një etnike fillon fazën e formimit të një “Republika Srpska” përbrenda dhe kjo duhet përjashtuar me çdo kusht edhe për faktin e stabilitetit dhe zhvillimit në Kosovë, por edhe për faktin e moskrijimit të këtyre krijesave që shkaktojnë në mënyrë zinxhirore kriza e probleme të vazhdueshme që nuk i do as BE-ja e as të tjerët”, ka deklaruar Abazi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë