LAJMI I FUNDIT:

Тabanoc, nuk funksionon kufiri “One Stop Shop”

Тabanoc, nuk funksionon kufiri “One Stop Shop”

Rikthehen kolonat dhe pritjet e gjata në pikën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

“Për shkak të mbylljes së kufijve modeli “One Stop Shop” apo kontrolli në një pikë të përbashkët kufitare nuk funksionin. Kjo ka revoltuar pasagjerët të cilët frekuentojnë në këtë pikë kufitare e që gjendet në korridorin kryesorë të Evropës”.

“Po e shihni edhe vetë. Lerë që presim shumë por është edhe shumë nxehtë. Vetëm një njeri i çmendur e bën këtë”.


“Mendoj që ishte më mirë kur kishin kontrolle maqedonase dhe serbe. Në një vend kontrolli funksiononte më shpejtë”.

Të pakënaqur ishin edhe pasagjerët që tranzitojnë përmes vendit tonë.

“Për tre çerek ore jemi duke pritur në kufi. Kishim udhëtim të mrekullueshëm dhe nuk e paramenduam se do të prisnim kaq gjatë”.

“Po pres për një orë. Nuk e di çfarë po ndodhë këtu por po pres shumë. Nga Serbia dolëm shpejtë, ndërsa këtu po pres me orë të tëra”.

Në hyrje të Serbisë policët e Maqedonisë së Veriut patrullojnë bashkërisht me policët serb. Megjithatë në hyrje të Maqedonisë nuk ka kontrolle të përbashkëta. Autoritetet serbe thonë se për momentin është duke u rregulluar plani për sistemimin e nëpunësve policorë duke shtuar se organet kanë edhe planin e funksionimit në rast se kufijtë duhet mbyllur përsëri për shkak të pandemisë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori