LAJMI I FUNDIT:

Aaron: Vetëm këta KATËR HAPA duhet t’i ndiqni për një trup të mahnitshëm!

Aaron: Vetëm këta KATËR HAPA duhet t’i ndiqni për një trup të mahnitshëm!

Aaron Bleyaert ka humbur rreth 35 kilogramë dhe ka vendosur ta ndajë përvojën në blogun e tij në Tumblr.

Që nga atëherë historia e tij është shpërndarë si zjarr. Ai ka shpenzuar vitet e fundit duke e formuar trupin dhe duke humbur kile, transmeton Telegrafi.

Shumë njerëz e kishin pyetur se si e ka bërë këtë, prandaj ai kishte vendosur të përpiloj një udhërrëfyes hapë pas hapi për t’i ndihmuar të tjerët t’i arrijnë këto rezultate të mahnitshme.


Sot do t’ua zbulojmë këtë udhërrëfyes 4-hapësh për humbje të peshës, të cilës nëse i mbaheni, do t’ju ndihmoj ta fitoni trupin e ëndrrave.

Shmangni birrën

Ky hap duhet të jetë i pari për shumë meshkuj, pasi që duhet të keni parasysh se pavarësisht se birra është e shijshme dhe është mundësi e mirë për t’u takuar me miqtë, ajo e dëmton rëndë figurën e trupit.

Të jemi më të përpiktë: një birrë është e barabartë me shtatë rriska bukë. Çfarë mendoni rreth kësaj?

Mos konsumoni shumë lëngje frutash

Lëngjet e frutave përmbajnë shumë sheqer, ndërsa sheqeri është tejet i dëmshëm për shëndetin e njeriut, si dhe për figurën e jashtme.

Kontrolloni porcionet

Filloni shujtën duke ngrënë mishra dhe perime. Kjo lehtësisht do t’ju ndihmoj të humbni peshë. Në restaurante, menjëherë vendoseni gjysmën e shujtës që e keni porositur në një pjatë tjetër për ta marrë në shtëpi, pasi që duhet ta konsumoni më vonë. Kjo është metodë e mirë për kontrollimin e porcioneve.

Regjistrohuni në palestër

Nëse nuk bëni ushtrime fizike, asnjëherë nuk do të fitoni një nga ata trupa të cilët të gjithë i admirojnë. Pavarësisht se sa kile humbni si pasojë e ndryshimeve në dietë, trupi asnjëherë nuk do të jetë me muskuj nëse keni mungesë të aktivitetit fizik.

Është tejet gjë e mirë nëse ecni dhe vraponi, por shkuarja në palestër i shpejton efektet.

Palestrën duhet ta vizitoni disa herë brenda jave dhe duhet t’i bëni të gjitha llojet e ushtrimeve. Mbani mend, gjithmonë filloni me pritshmëri modeste dhe ndërkohë i ngritni qëllimet tuaja. /Telegrafi/