Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka pranuar zyrtarisht vendimin e Gjykatës Supreme e cila refuzon ankesën e AAK-së dhe i jep të drejtë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me votimin në komunën e Istogut.
AAK thekson se është e dukshme se gjithçka tjetër është trajtuar në ankesa, qoftë nga PZAP apo në Gjykatën Supreme, por vetëm faktet jo.
Lexoni të plotë reagimin e AAK-së:
“Me vendimin për Istog është shkelur Kushtetuta
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka pranuar zyrtarisht vendimin e Gjykatës Supreme e cila refuzon ankesën e AAK-së dhe i jep të drejtë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP),në rastin e rivotimit për kryetar të Komunës së Istogut.
Për AAK-në, është e dukshme që gjithçka tjetër është trajtuar në ankesa, qoftë nga PZAP apo në Gjykatën Supreme, por vetëm faktet jo.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës e thotë qartë:
Neni 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes]
- Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet, me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor.
E vërteta është që, në procesin e fundit zgjedhor për Kryetar të Istogut, kanë votuar votues të rinj, të cilët kanë plotësuar moshën për të votuar, kjo është e drejtë kushtetuese e secilit qytetar të Republikës, por vota e tyre është eliminuar nga KQZ dhe është vërtetuar nga PZAP dhe Gjykata.
Fakti që ka votues që kanë votuar për herë të parë është pranuar edhe nga KQZ, PZAP dhe Gjykata Supreme, por çuditërisht kanë vendosur të jenë mbi Kushtetutën e vendit dhe të përcaktojnë kush ka të drejt të votoj e kush jo.
AAK, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që të japi vendimin e saj në mbrojtje të Kushtetutës dhe të drejtave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Tashmë për AAK-në, nuk është në pyetje kush do të jetë kryetar i Istogut, por janë të drejtat dhe liritë themelore të secilit qytetar të Republikës të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, këto të drejta janë të pamohueshme dhe nuk mund t’i tjetërsoj askush. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës