Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur konferencë për media ku kanë shpalosur shqetësimet e tyre për dy tema – për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe për gjendjen e rëndë në ekonomi, krizën e madhe që sipas tyre po mbizotëron në institucionet bazë të ekonomisë, si në BQK deh Trust – dhe vendimi i ZRRE për shtrenjtim të energjisë elektrike dhe i Ministrisë së Financave për rritje të tatimit në pronë.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial vërteton se anti-kushtetutshmëtia gjatë kësaj qeverisjeje është bërë e standard qeverisës. Ai shtoi se kundërshtimet ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese shpërfaqin qasjen autoritare si dhe tentimin për kapje të çdo institucioni të pavarur nga ana e njerëzve në pushtet.
Tutje, Tahiri shtoi tha se është e patolerueshme që për çdo vendim kushtetues të ketë qëndrime politike dhe njëkohësisht shtyjnë ligje të cilat kontestohen nga Komisioni i Venecias.
Fatmir Gashi, udhëheqës i Departmentit pëe Ekonomi në AAK, foli rreth mungesës së emërimit të Bordit të Trustit, ku sipas tij, është e pakuptimtë në një situatë krize ekonomike tash e tre vite. Sipas Gashit, Qeveria e Kosovës do duhej që tanimë ta nisë reformën për fondin pensional.
“2 miliardë gjysmë euro të cilat menaxhohen nga Trusti Pensional janë pa mbikëqyrje. Kjo është një papërgjegjësi e madhe nga ana e Qeverisë. Nevojiten reforma në sistem pensional për të bërë liberalizim të shtyllës së dytë. Kjo do ta zvogëlonte mundësinë për humbje në Trust”, tha Gashi.
Sa i përket Bankës Qendrore, si institucioni më rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit financiar në vend, Gashi ngriti shqetësimin për vonesën e emërimit të Guvernatorit në këtë institucion. Sipas tij, këto veprime të Qeverisë janë të pafalshme sepse rrezikojnë tej mase stabilitetin financiar dhe rrjedhimisht ndikojnë direkt në ekonominë e vendit.
“Në vend që të merren masa emergjente për mbrojtje të mirëqenies së qytetarëve, po merren masa për rëndimin e kësaj gjendje. Qytetari po varfërohet çdo ditë e më shumë”, shtoi ai, duke iu referuar rritjes së çmimit të energjisë dhe të tatimit në pronë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Epokë e re bashkëpunimi: 40 kompani nga Bosnja vizitojnë Kosovën

Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Bëhu me pronë në bregdet

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar