Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti është duke e shkatërruar Kosovën në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm.
“Në rrafshin e brendshëm Kosova kurr nuk ka qenë kurr me më pak sovranitet, ajo që mund të thuhet sot është se veriu i Kosovës është në duart e askujt, kemi dy kryetar që janë të mbyllur tash e më shumë se një muaj dhe kemi një lokacion që nuk ka sundim të ligjit”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se rreziku që po vjen është që ajo pjesë e vendit në arsyet që nuk ka veprim nga Qeveria të kthehet në një zonë me rezultuan 1244.
“Mosveprimi i Qeverisë, dhe mungesa e strategjisë për atë pjesë të Kosovës, po e dobëson dhe po e trajton çështjen e Kosovës në formë eksperimentale”, tha Tahiri.
Shefi i deputetëve të AAK-së, gjithashtu foli edhe për Ligjin për pagën minimale.
Ai tha se zyrtarët shtetërorë që punojnë në administratë, kurrë nuk kanë qenë më të dobët dhe më të varfër, dhe kurr nuk kanë pasur më pak siguri juridike në vend.
“Kjo qeveri po vazhdon shtypjen politike ndaj administratës së shtetit, derisa vazhdon abuzimi me ligjin e pagave. Shembull, prej mbi 900 të punësuarve civilë që janë në policinë e Kosovës 600 prej tyre kjo qeveri ua ka zvogëluar rrogën. Tri gradat e para në PK, kanë zvogëlim të rrogës ndërsa tek polici i lartë rroga ka mbetur njësoj. Mos të flasim për sektorët tjerë që janë buzë kolapsit”, tha Tahiri.
Tahiri shtoi gjithashtu se kurrë nuk ka pasur më pak drejtësi për punëtorët e sektorit privat, ata nuk kanë asnjë të drejtë dhe kjo drejtë është shkelur në mënyrë flagrante me Ligjin e për pagën minimale me një mashtrim të paskrupullt ku thuhet se paga minimale është rrit.
“I bëjë një pyetje kryeministrit dhe ministrit të Financave le të gjejnë vetëm një të punësuar në sektorin privat që e ka rrogën më pak se 260 euro, në tre muajt e fundit. Nuk ka më rrogë ndër pagë minimale 260, paga minimale është dashur të jetë 400 euro siç ka kërkuar AAK. Ky ligj ka pasur për qëllim vetëm që të largojë veteranët dhe paraplegjikët dhe tetraplegjikët”, u shpreh Tahiri.
Ai shtoi se në rrafshin e jashtëm Kosova sot është vend i barabartë me shtetet autoritare.
“BE-ja e ka sanksionuar Kosovën, SHBA-të kanë marrë sanksione dhe masa të drejtpërdrejta ndaj Qeverisë tonë. E patë që edhe në takimin e fundit joformal në Tiranë, qeveria nuk përfaqësohet me kryeministër ndërkaq detyrohet Qeveria e Shqipërisë të ndaloj një zyrtar shteti. I bëjmë thirrje të ndaloj eksperimentimin dhe kolapsimin e Kosovës”, tha Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë