LAJMI I FUNDIT:

AAK njofton SBASHK-un për nismën e amandamentimit të Ligjit të Pagave

AAK njofton SBASHK-un për nismën e amandamentimit të Ligjit të Pagave

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka pritur në takim kreun e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj.

Kështu ka bërë të ditur vetë Tahiri pas takimit përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Në takim me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, diskutuam edhe njëherë Ligjin për Skemat Pensionale, i cili diskriminon pensionistët kontributdhënës e më së shumti mësimdhënësit”, ka thënë Tahiri.


Tahiri ka njoftuar SBAShK-un për iniciativën për të filluar amandamentimin e Ligjit të Pagave në Sektorin Publik.

“Lidershipin e SBAShK-ut e njoftova se Grupi Parlamentar i AAK-së, ka dorëzuar tek Avokati i Popullit ankesën rreth këtij diskriminimi dhe se jemi në mbështetje të plotë të ndalimit të këtij diskriminimi, duke përfshirë edhe kontestimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu, SBAShK-un e informova edhe për iniciativën tonë për të filluar amandamentimin e Ligjit të Pagave në Sektorin Publik, si veprim për të bërë pagë të dinjitetshme për të punësuarit në administratën shtetërore”, ka përfunduar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori