LAJMI I FUNDIT:

AAK në Pejë: Në komunën tonë më lehtë shkelet ligji se livadhi

AAK në Pejë: Në komunën tonë më lehtë shkelet ligji se livadhi

Kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  (AAK) në Pejë, Ali Berisha fton Inspektoratin dhe gjithë organet e drejtësisë të merren seriozisht me të gjeturat e raportit të Auditorit për këtë komunë.

Ai  në një konferencë për media ka thënë se në komunën e Pejës ka keqmenaxhim të skajshëm.

Duke përmendur këtu mangësi, keqqeverisje, keqpërdorim të detyrës zyrtare e shumë të tjera.


Sipas Berishës, ndërtimet pa leje, realizimi i projekteve pa mbulesë financiare, realizimi i projektet të paplanifikuara dhe pa procedurë e shumë të ngjashme, janë punët që  janë duke i vuajtur qytetarët e Pejës.

“AAK konkludon se komuna e jonë është duke u udhëhequr pa program dhe pa plan. Nuk udhëhiqet komuna ‘tuj pa e tuj ba’. Komuna duhet të ketë projekt qeverisës, komuna duhet të planifikojë, të dijë projektet, të ketë të caktuar fillimin dhe mbarimin e tij. Kështu qysh po qeveriset, shumë projekte kanë filluar e nuk dihet kur do të përfundojnë. Kështu nuk do të ndodh”, ka thënë ai, transmeton Kosovapress.

Berisha ka përmendur disa projekte që kanë filluar qe shumë kohë dhe po zvarriten me vite të tëra.

Ndërsa përmend edhe faktin se kryetari i komunës se Pejës, Gazmend Muhaxheri nuk po i përgjigjet ftesave të Gjykatës.

Berisha fton të gjitha organet e drejtësisë të merren me të gjeturat e Raportit të Auditorit.

“Ftojmë Inspektoratin e Arsimit, Inspektoratin e Punës, organet e drejtësisë që të merren seriozisht me këtë raport të auditimit, të shikohen gjetjet që janë, rekomandime që disa vjet e nuk po realizohen në mënyrë që të ndërpritet kjo në komunën tonë”, thotë Berisha.

Sipas Berishës, në komunën e Pejës më lehtë shkelet ligji se livadhi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori