LAJMI I FUNDIT:

AAK mban Kuvendin e Punës

AAK mban Kuvendin e Punës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mban Kuvendin e Punës.

Njoftimin është bërë i ditur, në faqen zyrtare të AAK-së në Facebook.

Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve njëditore të Kuvendit, do të diskutojnë për ndryshimet në statutin e Partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformën e zhvillimit ekonomik, të cilat do të jenë vetëm disa prej çështjeve që do të trajtohen në punimet e këtij kuvendi.


Kuvendi është pjesë e agjendës së rregullt të punës të AAK-së dhe mbahet një vit pas kuvendit të rregullt zgjedhor të Partisë.

Kuvendi i zhvillon punimet në Hotel Emerald, këtë të diel, duke filluar nga ora 10:00.