LAJMI I FUNDIT:

AAK: LDK po kërkon zgjedhje për interesa personale

AAK: LDK po kërkon zgjedhje për interesa personale
Foto: Arkiv

Kërkesa e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe paralajmërimi i tyre që në rast se nuk caktohet data e zgjedhjeve do të nisin mocionin për rrëzimin e Qeverisë, nga AAK po konsiderohet si tentim për interesa personale.

Kështu të paktën është shprehur për Telegrafin, nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj.

“Ne jemi në krye të ekzekutivit bashkë me partnerët tjerë të koalicionit për t’i shtyrë përpara proceset që nuk janë aspak te lehta për vendin.


Ne do të vazhdojmë të punojmë për të mirën e këtij vendi e askujt nuk mund t’ia ndalim që të mendojë për zgjedhje.

Sidomos kur bëhet fjalë për disa që kanë qeverisë me Kosovën deri dje e në fakt asgjë s’kanë bërë për të, e tani në këtë kohë kur Kosova ka nevojë për qeverinë Haradinaj, këta bëjnë thirrje për zgjedhje, nuk mendoj se janë ka mendojnë mirë për vendin, ma shumë e kanë për vete”, ka thënë Lekaj.

Ndërkaq, sot shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në konferencën e rregullt javore ka theksuar se ata si parti do të propozojnë mbajtjen e një tryeze të përbashkët me të gjitha partitë politike, ku do të caktohej data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas tij, nëse nuk do të pranohet kjo ofertë, atëherë ka shumë mundësi që LDK-ja ta qes në votëbesim qeverinë Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori