Dega e AAK-së në Pejë ka dal sot në një konferencë për media duke prezantuar disa të dhëna të marra nga auditori që sipas tyre bëhet fjalë për shpenzimet nga zyrtarët e komunës së Pejës.
Ardit Gërvalla ka prezantuar shifrat e këtyre shpenzimeve e që sipas të cilit ato tejkalojnë çdo standard normal.
Gërvalla ka thënë se për këto dukuri fajtor është kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri dhe drejtorët e tij politik.
“Vetëm në mëditje komuna e Pejës gjatë kësaj qeverisje ka shpenzuar 57 mijë e 916 euro e 59 cent. Shpenzime të telefonit gjatë periudhës 2014-2017, komuna e Pejës, ka shpenzuar 222 mijë e 450 euro e 91 cent. Nëse ndalemi dhe analizojmë raportet, tek shpenzimet për vaj dhe antifriz për vetura, Komuna ka shpenzuar 22 mijë euro, dhe këtë vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti. Nëse krahasojmë raportin në vitin 2017 komuna ka shpenzuar për këtë kategori vetëm 5 mijë euro, për një vit në këto shpenzime ka pasur një rritje mbi 300%. Vërtetë lind pyetja se sa vetura ka Komuna e Pejës në dispozicion dhe se ku servisohen këto vetura, në Zvicër apo në Kosovë!? Kjo sepse ne të gjithë kemi vetura dhe jemi në dijeni se sa kushton njës servis i vajit dhe antifrizit. Pra nuk duhet të jesh as ekonomist i diplomuar dhe as ekspert i kësaj çështje, për ta kuptuar së këtu Komuna ka manipuluar me buxhetin dhe paranë publike”, ka thënë Gërvalla.
Sipas tij komuna po i mbanë fshehur disa raporte nga qytetarët dhe mediat, e që, siç tha Gërvalla, po mundohen të sjellin mjegull, me disa takime publike shkel e shko.
“Qeverisja komunale në Pejë, në krye me kryetarin aktual ka keqpërdorur buxhetin dhe paranë publike të komunës së Pejës, e këtë në këto forma: -Komuna e Pejës për gjatë kësaj qeverisje ka paguar dënime gjyqësore mbi 5 milionë euro, vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti, komuna e Pejës ka paguar afër 1 milion euro. Padyshim që deri në përfundim të vitit 2018 komuna e Pejës me këtë kryetar humb rreth 6 milionë euro si pasojë e mosrespektimit të ligjit, respektivisht mosrespektimit të vendimeve gjyqësore”.
“Kjo poashtu edhe si pasojë e mospërmbushjës së kontratave me operator të ndryshëm, që ne dyshojmë që ka ndodhur qëllimisht me marrëveshje nga të dyja palët. Kjo na lënë për të kuptuar që përfitues në këtë aspekt kanë qenë disa akterë komunal.
Sipas raporteve të auditorit, del që Komuna e Pejës ka mbi 70 shkelje ligjore apo rekomandime. Kjo ka ardhur natyrisht si rezulatat që kryetari qeveris me parimin: ‘E kemi shkelur Ligjin, e jo livadhin’. Komuna e Pejës, prej janarit të këtij viti deri në shtator, sipas raportit të Drejtorisë së Financave, ka shpenzuar 140 mijë e 694 euro e 25 cent vetëm karburante për vetura. E që sipas llogaritjeve tona i bije që komuna e Pejës, zyrtarët komunal kanë shpenzuar rreth 700 litra karburant në ditë?!”, tha Gërvalla.
Gërvalla tha se disa qëndrime të kryetarit të Pejës janë në kundërthënie në lidhje me raportet e auditorit dhe investimet në infrastrukturë.
“Borxhi publik i komunës së Pejës, vetëm në mallra dhe shërbime, sipas raportit të auditorit, kalon vlerën 1.5 milion euro, mirëpo kryetari në një emision televiziv me datën 29 nëntor ka deklaruar që komuna e Pejës nuk ka borxhe dhe kjo del të jetë një gënjeshtër tipike e tij. Këtu kam raportin e auditorit i cili vërteton të kundërtën kryetar. Prandaj mos i gënjeni qytetarët siç je duke i gënjyer me promovimin e rrugëve që po asfaltohen në komunën e Pejës, e që mjetet për realizimin e atyre projekteve janë nga Ministria e Infrastrukturës. Kjo qeverisje di-ta ditës është duke treguar fundin e saj, duke mos menduar për nevojat e qytetarit të komunës së Pejës, por vetëm për interesa personal dhe klienteliste”, ka thënë Gërvalla./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit