LAJMI I FUNDIT:

AAK e shqetësuar për mosliberalizimin, Tahiri: Çfarë do të thotë sot Lajçak – nuk mjafton vetëm të ndihet keq

AAK e shqetësuar për mosliberalizimin, Tahiri: Çfarë do të thotë sot Lajçak – nuk mjafton vetëm të ndihet keq

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka folur për çështjen e vizave.

Ai ka thënë se AAK e sheh me shqetësim të madh qasjen injoruese të BE-së ndaj Kosovës dhe trajtimin joserioz të këresës tonë të drejtë për lëvizje të lirë.

“Kushtet e parapara nga Komisioni Evropian janë përmbushur vite më parë. Si grup parlamentar i kemi dy pyetje për anëtarët e BE-së, a është kjo një politikë sanksionuese që po i bëhet Kosovës apo Kosova është peng i politikës së anëtarëve të unionit evropian”, ka thënë Tahiri.


Ai ka shtuar se është shqetësuese mosreagimi i Qeverisë së Kosovës karshi kësaj teme.

Mosliberalizimi i vizave, Lajçak nis sot vizitën tre ditore në Kosovë
Lexo po ashtu Mosliberalizimi i vizave, Lajçak nis sot vizitën tre ditore në Kosovë

“Shohim mosreagim të Qeverisë ndaj kësaj teme. Mungesa e kundërshtimit nga Qeveria në raport me këtë temë është e habitshme, sa ishin në opozitë gjithmonë kanë kritikuar e sulmuar për këtë temë. Shihet që lobimi rus përmes Beogradit po ka ndikim”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shtuar se do të iniciojnë një debat parlamentar dhe një rezolutë në mënyrë që këtë çështje ta adresojmë në nivelin më të lartë.

Ai ka shtuar se është pakuptimtë që Kosova të mos ketë liberalizim të vizave.

“Sot në vizitë do ta kemi edhe emisarin Lajçak. Pyetja shtrohet se çfarë do tu thotë ai zyrtarëve të Qeverisë dhe partive parlamentare për këtë temë. Nuk mjafton vetëm të ndihet keq që s’po ndodh por duhet të veprohet në këtë çështje”, tha Tahiri, duke shtuar se është e padrejtë të privohemi nga lëvizja e lirë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori