AAK: Debatin e anuloi KPM-ja, jo Ramush Haradinaj

14:"Ridvan Slivova
Debati i paralajmëruar ndërmjet kandidatëve për kryeministër të Kosovës, në Klan Kosova, është anuluar për shkak të një vendimi të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Kështu thekson Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Sipas AAK-së, çdo tjetër i kundërshtarëve politik është spekulim.
“Çdo shpjegim tjetër i kundërshtarëve politik, është spekulim i pastër. Ne e kuptojmë luftën politike, por kur ajo ndërtohet mbi bazën e gënjeshtrave është krejtësisht e papranueshme, dhe për qëllim ka manipulimin e opinionit publik. I nominuari për Kryeministër Ramush Haradinaj, është i vendosur që të mos bjerë në kundërshtim me traditën e normativave dhe zgjedhjeve”, thuhet në një njoftim të AAK-së. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































