Kolegji AAB do të organizojë më 24 dhe 25 mars 2026 trajnimin “EU Project Planning in the Context of Higher Education”, i dedikuar për stafin akademik dhe administrativ. Trajnimi realizohet nga Zyra për Projekte dhe Qendra për Zhvillim Profesional dhe Inovacion, duke u mbështetur në përvojën e suksesshme të institucionit në programe ndërkombëtare si Erasmus+ dhe Horizon Europe.

Gjatë dy ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri praktike mbi zhvillimin e ideve konkurruese, strukturimin e projekteve të BE-së dhe kriteret kryesore të vlerësimit, si dhe do të mësojnë nga aplikimet e suksesshme të financuara më parë. Trajnimi do të udhëhiqet nga Ilirjana Geci dhe Erëza Mehmeti dhe synon të rrisë kapacitetet për përfshirje më aktive në projekte ndërkombëtare.