LAJMI I FUNDIT:

A vlen Xiaomi 46 miliardë dollarë?

A vlen Xiaomi 46 miliardë dollarë?

Një vit më parë, themeluesi i Xiaomi, Lei Jun e njoftoi stafin e tij në një letër të hapur që prodhuesi kinez ishte start-up kompania më e vlefshme e teknologjisë në botë.

"Ne do të udhëtojmë me yjet, në vende ku të tjerët as që e kanë ëndërruar," shkroi ai.

Por përmbushja e pritjeve të larta ka qenë një sfidë për kompaninë kineze, shkruan Wall Street Journal.

Xiaomi ka dështuar ta arrijë objektivin e saj të shitjes për vitin 2015, kur kishte planifikuar që të shesë 80 milionë njësi të telefonave të saj mobil, thuhet sipas njerëzve të afërt me kompaninë. Mu për këtë, investitorët kanë filluar ta diskutojnë vlerën e kompanisë, e cila thuhej se ka arritur në 46 miliardë dollarë.


Ngadalësimi ekonomik i Kinës, i shoqëruar me turbullirat në tregun e aksioneve të vendit, po nxit investitorët për të marrë një vështrim të dytë në vlerësimet e larta që i janë bërë startupit kinez.

"Me ekonominë e ngadalësuar të Kinës, shumë kompani startup do të duhet të jenë më të kujdesshme në strategjitë e tyre të zgjerimit", ka thënë Nicole Peng, një analist për firmën kërkimore Canalys.