Histori e dhimbshme dhe tepër prekëse dymijë-vjeçare e shqiptarëve në Lindje të Mesme, me dhjetëra mijë të vdekur për “tokën e premtuar të Zotit” dhe asnjë faqe e shkruar drejtë për ne në histori.
Është parim, së paku moral, i individit apo i shoqërisë të kërkojë hak dhe të drejtë në diçka që ka derdhur djersë, ka dhënë mend e mund, kontribut, gjak dhe jetë për te…!
Ne, si komb, me shekuj të tërë i dhamë kontributin tonë, gjakun dhe jetën tonë Lindjes së Mesme, kurse Lindja e Mesme nëpër mote ishte ndriçuar pikërisht me dritën që dijetarët shqiptarë, arkitektët, filozofët, poetët, politikanët e të tjerët i dhanë asaj. Me djersën dhe gjakun e trimave shqiptarë është ujitur ajo tokë e zalltë që ende nuk sheh dritën e lirisë. Ajo edhe më tutje është e ndrydhur dhe e shtypur, fillimisht nga të vetët politikanë zullumqarë.
Shqiptarët u prekën nga Lindja e Mesme dhe filluan t’i japin asaj nëpërmes apostujve, havarijunëve të profetit Isa, a,s, kur këta të fundit dhunshëm ishin detyruan të lëshojnë Lindjen e Mesme.
Havarijunët erdhën në tokat ilire shqiptare për të përhapur fenë e Zotit e ilirët ishin ata që i pritën zemërhapur havarijunët, ani pse pushteti romak që po shtrihej mbi tokat shqiptare këta apostuj, së bashku me ndihmëtarët e tyre, i ngulte në hunj të zjarrtë për së gjalli. Janë të njohura dhe tepër prekëse ngjarjet kur “ndihmëtarët e Zotit” digjeshin për së gjalli, për të mirën e njerëzimit.
Ilirët më vonë mbetën nën hije, sepse nuk ditën dhe nuk munden të provojnë vlerat e tyre prej ndihmëtari. Historia shënoi fjalën Romë e romak, por jo Iliri, shqiptarë e as ilirë. Pa dashur humbëm rastin dhe dështuam…!
Shqiptarët si shoqëri vazhduan me kontributin e tyre edhe përgjatë viteve 1600 e më tutje, kur holandezët hulumtonin rrugët e Hormusit drejt Lindjes së Mesme. Ishin pra të krishterët shqiptarë, “shërbëtorët” e kishës, inxhinierë, mjekë, detarë dhe ushtarakë të kyçur në rrjedhat shkencore dhe politike të Evropës së atëhershme. Edhe këtu historia shënoi vetëm fjalën Holandë e holandez, por jo Shqipëri e as shqiptarë; edhe kësaj here humbëm rastin dhe dështuam…!
Shqiptarët vdiqën edhe në Luftën e Kryqëzatave. Trupat e tyre mbetën nën zallin e nxehtë në Lindje të Mesme, por si emër i gjallë mbeti Gjermania, Spanja, Portugalia, riçardët ajfonsot, por jo Shqipëria e as emri shqiptar. As këtu nuk ditën, nuk mundën të promovojnë veten që të mbeten në histori. Shqiptarët prapë dështuan…!
Përgjatë kohës osmane shqiptarët prapë ishin në skenë, atje derdhën djersë, dhanë mund dije, gjak e jetë, por edhe kësaj radhe dështuan të hyjnë në histori, me emër e mbiemër që kishin – Shqiptarë.
Si rrjedhojë e si asnjëherë më parë shqiptarët kudo që jetonin, në Lindjen e Mesme dërguan shkëndijat dhe fillesat e para të asaj që sot quajmë Civilizimi Perëndimor. Ishte Mehmet Ali Pashë Kavaja, gjenerali i ushtrisë së pamposhtur i dërguar në Lindje të Mesme dhe nisur nga Egjipti që shtypi të gjitha lëvizjet vehabiste, deri në Mekë, që po tronditnin Perandorinë Osmane. Nami dhe trimëria e tij nuk harrohet dot, por ne shqiptarët pak mësuam nga ajo histori, sepse nuk ishim ne që shkruam për vetveten. Të tjerët e bënë dhe ne dështuam. Margjinat e historisë së Lindjes së Mesme mbetën skutat ku mezi zuri vend emri shqiptar. Me shekuj udhëhoqëm me tokën e faraonëve, Luginën e Nilit, me shekuj i dhamë Afrikës Veriore, “Mesit të Botës”, dhe gjithandej Lindjes së Mesme, por thuajse vetëm pak mbetëm në histori, si shqiptarë.
Gjaku shqiptar ujiti edhe vendin ku dikur ishte ngritur penda e Bilkises, ku Sylejmani kishte biseduar me bilbilin dhe ku mbiu gjaku i pastër arab. Ky Jemen pra, në fillim të shekullit XX u bë varri masiv i mijëra trupave të shqiptarëve. Osmanlinjtë, nga ana e tyre, për të mbrojtur Jemenin dërguan gjeneralët dhe ushtarët shqiptarë. Ata ishin shpresa e fundit për tu mbrojtur Kalaja e Fundit osmane në Lindje të Mesme. Edhe kësaj radhe dështuam të shkruajmë emrin tonë në histori, sepse nuk ditëm, u frikuam dhe nuk mundëm të tregojmë se ne po mbronim Lindjen e Mesme. Shqiptarët edhe më tutje po punonin e luftonin nën flamujt e të tjerëve, jo të vetit shqiptar.
Shqiptarët edhe më vonë, e deri sot e kësaj dite derdhin djersë, punojnë, luftojnë dhe vdesin për Lindjen e Mesme, por edhe më tutje – jo nën flamurin shqiptar. Poetët e shekullit të kaluar, dijetarët, hoxhallarët, priftërinjtë, arkitektët, ndërtimtarët, detarët, gjeneralët dhe ushtarët shqiptarë ende janë në Lindje të Mesme. Naimi, Samiu e Noli janë vetëm tre nga shumë të tjerë që Evropës i dhuruan Persinë, Arabinë, pikërisht nëpërmes përkthimit të thesarit të pafund letrar të Lindjes së Mesme. Por, as kjo, edhe sot e kësaj dite nuk promovohet si vlerë kombëtare e shqiptarëve që po lëmë vetveten edhe më tutje në margjina të historisë.
Shqiptarët vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Lindjes së Mesme. Atje veprojnë si punëtorë, mjekë, dijetarë, ndërtimtarë, politikanë, poetë e ushtarë. Një pjesë e faqeve të historisë shqiptare vazhdon të jetë e ngjyrosur me ngjyrën e rërës së Lindjes së Mesme, ndërsa toka e atjeshme edhe më tutje ruan ngjyrën tonë, si shqiptarë.
Historinë tonë duhet të shkruajmë drejt, shqip dhe si shqiptarë. Jo vetëm historianët që dinë të shkruajnë vetëm histori, por të gjithë, politologët, sociologët, psikologët, arkeologët, teologët e shumë të tjerë, së bashku, shkencërisht dhe për të mirën e këtij populli. Dymijë-vjetëshi i kaluar nuk guxon të jetë viktimë dhe as të mbetet nën hijen e politikave ditore që të tjerët përgatisin për ne shqiptarët. Ne dhamë dhe japim edhe më tutje për Lindjen e Mesme. Ne kemi të drejtë të kërkojmë hak dhe të drejtë në Lindje të Mesme. Atje gati sa edhe këtu kemi trupat e varrosur të njerëzve tanë. Shqiptarët, po aq sa Perëndimi kanë të drejtën të kërkojnë hapësirën e merituar në Lindjen e Mesme. Edhe ne duhet të fitojmë nga Lindja e Mesme, ti kontribuojmë asaj, por vetëm si shqiptarë.
Dhe, për fund: Po. Lindja e Mesme u takon edhe shqiptarëve. Por sa? Për aq sa dimë kemi, e më së shumti për aq sa mundemi të bëjmë për vetveten, ne vetë, së bashku me miqtë të shkruajmë historinë. Sepse, të mundesh sot është më e madhe se të dish dhe të kesh, jo vetëm histori…!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Gjenerali i ushtrisë serbe nga Haga: Jam fajtor për gjenocidin, kam kryer krime të pafalshme
Trump zyrtarizon Rubion si Sekretar të Shtetit
Shërbimi sekret malazez mori informacione se po përgatitej atentat ndaj presidentit Milatoviq
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit