Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
Këshillë e çuditshme: Lëngu i limonit ndihmon në mënyrën natyrale për ta zbardhur ngjyrën e flokëve.
Eksperti përgjigjet: “E vërtetë. Përdorimi i lëngut të limonit në flokë para ekspozimit në diell, është një mënyrë e suksesshme e ndriçimit të flokëve. Acidi duke reaguar me rrezet UV të diellit përshpejton ndryshimin e ngjyrës.”
Mund ta shikoni ilustrimin në youtube dhe lexoni më poshtë mënyrën e aplikimit:
Gjërat që ju duhen:
* 1 – 3 limona
* Shtrydhës limoni
* Peshqiri
* Shampon& Kondicioner
Hapi i parë
Shtrydhni 1-3 limona për ta krijuar lëngun e limonit. Largoni farat.
* 1-2 limona për flokë të shkurta/mesatarisht të gjata apo flokë të rralluar;2-3 limona për të gjatë apo flokë të shpeshtë.
Hapi i dytë
Zgjidhni një kohë tëngrohtë të ditës. Përdorni faktor mbrojtës të lartë dhe ekspozoni vetëm kokën në diell.
Hapi i tretë
Gjeni dikë tëvendos lëngun në gjithë kokën tuaj duke filluar nga rrënjët e poshtë. Ose aplikoni vetëm duke e përdorur një lugë.
Hapi i katërt
Qëndroni në diell (të mbrojtur) për 30-60 minuta varësisht nga tipi i flokëve tuaj, derisa të thahen.
*Kur të thahen, qëndroni edhe 10 minuta më tepër për efekt të tërësishëm.
Hapi i pestë
Shpërlani flokët me ujë të vakët. Përdorni shamponin për 5 herë duke bërë lëvizje rrethore për të depërtuar deri në rrënjë të flokëve.
Hapi i gjashtë
Përdorni kondicionerin nga rrënjët teposhtë për 5 minuta, dhe pastaj lëreni të qëndroj për 3 minuta të tjerë.
Hapi i shtatë
Përsëriteni nëse flokët janë ende të vrazhdë.
Hapi i tetë
Lëreni që flokët të thahen në mënyrë natyrale. Largohuni nga dielli derisa të thahen apo prisni deri në ditën e nesërme.
*Nëse përdorni aparat tharës, uleni nxehtësinë dhe fuqinë e aparatit.
Hapi i nëntë
Kënaquni me flokët tuaj më të ndritshëm!/Telegrafi/