Hulumtimi i ri i shkencëtarëve amerikanë, i botuar në revistën “Stroke”, zbulon se gratë që e kanë kaluar menopauzën gjithsesi duhet ta rrisin marrjen e kaliumit, sepse ai mund të ndihmojë në rregullimin e shtypjes së gjakut dhe në këtë mënyrë të ndihmojë në parandalimin e sulmit në zemër.
Sulmi në zemër është një prej shkaktarëve kryesorë të vdekjes në mbarë botën. Ai më shpesh paraqitet tek femrat sesa tek meshkujt. Studimet e mëparshme kanë treguar tashmë se kaliumi mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sulmit në zemër.
Trupi ka nevojë për kalium për ta mbajtur nivelin normal brenda dhe në mes të qelizave. Ai është gjithashtu i nevojshëm për tkurrjen e muskujve dhe ndikon në reagimin nervor ndaj stimulimit.
Studimi përfshiu 90.137 femra, të moshës 50-79 vjeç, të cilat e kishin kaluar menopauzën. Gjatë periudhës së studimit, hulumtuesit kishin regjistruar se sa kalium kishte marrë çdo pjesëmarrëse në ditë dhe çfarë ishte rreziku i një sulmi në zemër. Pjesëmarrëset kishin konsumuar një mesatare prej 2,611 miligramësh kalium në ditë.
Rezultatet treguan se femrat të cilat kishin konsumuar më shumë se 3193 miligramë kalium në ditë kanë një rrezik 16% më të ulët të sulmit në zemër, në krahasim me gratë që kishin konsumuar më pak se 1,925 miligramë kalium në ditë.
Për fat të keq, studimet kanë treguar se një numër i madh i femrave më të vjetra nuk marrin mjaft kalium.
Ekspertët botërorë nuk janë pajtuar ende rreth përcaktimit të dozës ditore të rekomanduar të kaliumit. Kështu që, është së miri që për këshillë t’i drejtoheni mjekut apo nutrologut, i cili do t’ju ndihmojë në përcaktimin e marrjes së rekomanduar ditore të kaliumit, në bazë të shëndetit tuaj të përgjithshëm, ilaçeve që jeni duke i marrë dhe shprehive të jetesës.
Kaliumin mund ta merrni nëpërmjet suplementeve apo ushqimeve, ndërsa disa nga ushqimet të cilat janë të pasura me kalium janë bananet, pjepri, patatet, portokalli dhe grejpfruti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025