Janë me pupla ngjyrë të zezë, zakonisht kanë këmbët si vaj ulliri, një sqep të verdhë dhe sy të kuq ose zinj. Gjeli peshon 2-3.3 kilogramë, ndërsa pula e ruan “linjën e trupit” dhe ka 1,5-2 kilogramë. Pulat janë zonja të mëdha, nuk rrinë shumë klluq, ndaj prodhojnë 50-70 vezë në vit.

Bishtin e mbajnë drejt me disa pupla më të zgjatura ne formë shpate; kokën e kanë me kaqurotë karakteristike. Shumicën e rasteve kaqurota është e kthyer para, si për të dëshmuar krenari.


Kakarisjet mesatare janë 20-40 sekonda, disa deri në një minutë. Dhe, kakarisjet i kanë thuajse po punon ndonjë motor. “Këndimi” është i gjatë dhe me tonalitet të ulët. Këto karakteristika janë në gjenet e kësaj race e që asnjë racë tjetër në botë nuk është identike me këtë.

Pra, origjinale, pa dilemë dhe autoktone. Mos i hani! /Telegrafi/