Miqtë mblidhen në divan me laptopët e tyre, secili sjell një pije ose ndonjë ushqim të vogël, ndizet një qiri për atmosferë – dhe fillon “mbrëmja e admin-it” (angl. admin night).

S’ka muzikë të fortë ose ndeja në bare; përkundrazi, në shoqëri kryhen ato gjëra të vogla që i shtyjmë gjithmonë: pagesa e faturave, rezervimi i takimeve mjekësore, përgjigjja e emaileve apo anulimi i abonimeve.


Ky trend është përhapur në TikTok dhe Instagram gjatë muajve të fundit, dhe ideja është e thjeshtë – t’i kthejmë detyrat e përditshme në një lloj bashkëbisedimi apo aktiviteti social.

Në kohë kur daljet e shtrenjta dhe shpesh lodhëse janë bërë normë, “mbrëmja e admin-it” për shumë njerëz tingëllon si një kompromis i mirë. Në vend të thënies “po shkojmë jashtë”, fjalët janë “le të rregullojmë gjërat”.

@rachacrosstheworld We’re being productive b*tches in 2026! Get shit done. Be held accountable. Shout out to my friend Chloe for introducing this idea to me! #productivity #lifeadmin #adminnight ♬ Intro - Mad Dog

Në grup, edhe detyrat më të mërzitshme duken më të lehta – dikush të inkurajon, dikush të kujton, apo thjesht qëndron pranë teje duke bërë punën e vet, dhe papritmas mund të përfundosh atë që e ke shtyrë javë me radhë.

Me rritjen e kostove të jetesës, lodhjen nga teknologjia dhe mungesën kronike të energjisë, shumë njerëz kanë më pak dëshirë (dhe buxhet) për daljet klasike. “Mbrëmja e admin-it” është e thjeshtë dhe e lirë: të gjithë janë në një ambient shtëpie, secili sjell çfarë dëshiron, dhe ndërkohë që bashkoheni, edhe flisni me njëri‑tjetrin.

Një pjesë e shpjegimit qëndron në një koncept të quajtur “body doubling” – efekti ku prania e dikujt tjetër (pa asnjë lloj kontrolli apo dhënie urdhrash) ndihmon që të përqendrohesh dhe të mos i shtysh gjërat për më vonë.

Kjo teknikë shpesh përmendet edhe tek njerëzit me ADHD, por në praktikë funksionon edhe për njerëzit që janë thjesht të ngarkuar me detyra: kur nuk je vetëm, bëhet më e lehtë të fillosh – dhe ta mbarosh atë që ke nisur.

Në thelb, “mbrëmja e admin-it” është një mënyrë për t’i adaptuar miqësitë me realitetin: në vend të një tjetër dalje të shtrenjtë, i kryen gjërat që duhet t’i bësh – dhe njëkohësisht kalon një mbrëmje me njerëzit që do. /Telegrafi/

@benchipman5 @Maddy Agers not gonna lie admin night literally changed the course of me and @Nikitaaaaa’s lives this year #admin #adultfriendships #inyour20s #personalgrowth #melrobbins ♬ original sound - ❦