A janë martuar fshehurazi Simon Cowell dhe Lauren Silverman? Fansat vënë re një detaj interesant

Simon Cowell mund të ketë bërë hapin e madh me partneren e tij prej shumë vitesh, Lauren Silverman.
Dyshimet për një martesë të fshehtë janë shtuar pasi Lauren ka fshirë llogarinë e saj të vjetër në Instagram dhe ka hapur një të re, ku tashmë mban mbiemrin e Simonit, “LaurenMichelleCowell”.
Llogaria, e cila është private, ndiqet nga mikja e saj e ngushtë Lauren Sanchez, duke shtuar besueshmërinë e saj, shkruan DailyMail.

Megjithatë, fotografitë e fundit të Laurës, të postuara rreth nëntë ditë më parë, tregojnë se ajo nuk mban unazë martese, por vetëm unazën me diamant që Simon i dhuroi gjatë propozimit në vitin 2021.
Sipas revistës HELLO!, të gjitha përgjigjet mund të zbulohen në dokumentarin e ardhshëm të Simonit në Netflix, që pritet të hedhë dritë mbi jetën e tij personale dhe profesionale.

Simon i propozoi Laurës gjatë një pushimi në Barbados, përpara djalit të tyre Eric dhe djalit të madh të Laurës, Adam.
Edhe pse më parë kishte deklaruar se “nuk besonte në martesë”, 65-vjeçari ndryshoi qëndrim pasi gjeti “gruan e ëndrrave të tij”. “Lauren ishte absolutisht e habitur dhe kurrë nuk e priste që Simon t’i bënte propozimin. Ajo shpërtheu në lot gëzimi dhe tha ‘po’ menjëherë”, kishte rrëfyer një burim për The Sun.

Burime pranë çiftit konfirmojnë se ata janë “jashtëzakonisht të lumtur” dhe lidhja e tyre është forcuar me kalimin e viteve, sidomos pas sfidave shëndetësore të Simonit. “Ata e adhurojnë njëri-tjetrin, kështu që nuk është surprizë për askënd që kanë vendosur ta bëjnë zyrtare”, tha një mik për People.
Lidhja e tyre nisi në rrethana të diskutueshme, pasi Lauren ishte ende e martuar me biznesmenin Andrew Silverman kur historia e saj me Simonin u bë publike në vitin 2013.
Megjithatë, Simon ka pranuar publikisht se ajo periudhë i ndryshoi jetën: “Nuk jam krenar për rrethanat, por që nga momenti që mora vesh për shtatzëninë e saj, diçka ndryshoi tek unë. U ndjeva jashtëzakonisht mbrojtës ndaj saj dhe djalit tonë”.
Edhe pse Cowell ka qenë prej kohësh skeptik ndaj martesës, duket se dashuria e fortë me Lauren mund ta ketë bërë më në fund të ndryshojë mendje. Tani, mbetet për t’u parë nëse çifti vërtet e ka bërë hapin më të madh të jetës së tyre, në fshehtësi. /Telegrafi/



























































