Kim Kardashian ka rrëfyer se po mendon seriozisht të heqë dorë nga jeta e saj si influencuese dhe yll televiziv, për t’iu përkushtuar plotësisht profesionit të avokates.

Gjatë paraqitjes së saj në emisionin “The Graham Norton Show” të premten mbrëma, ajo tha se shumë shpejt do të jetë zyrtarisht e kualifikuar si juriste, shkruan DailyMail.


Ylli 45-vjeçar i televizionit dhe sipërmarrëse e njohur udhëtoi drejt Londrës për të promovuar serialin e saj të ri në Disney+, "All’s Fair", ku zbuloi se do të përfundojë zyrtarisht programin e saj të praktikës më 21 maj 2025, pas gjashtë vitesh përgatitje.

Ky është një rrugëtim alternativ që e lejon të anashkalojë fakultetin juridik, duke ndjekur një formë intensive praktike.

“Do të jem e kualifikuar për avokate për vetëm dy javë. Shpresoj të ushtroj këtë profesion. Ndoshta pas dhjetë vitesh, do të heq dorë nga të qenit ‘Kim K’ dhe do të bëhem një avokate gjyqi. Kjo është ajo që dua me të vërtetë”, – tha Kim me vendosmëri.

Për daljen në emision, ajo zgjodhi një fustan të shkurtër me materiall latex, që nxori në pah linjat e saj karakteristike.

Kim u bë pjesë e botës juridike që prej vitit 2019, dhe arriti të kalojë me sukses provimin e parë të madh të jurisprudencës në Kaliforni në përpjekjen e saj të katërt në dhjetor 2021. Tani ajo po përballet me provimin përfundimtar, i njohur si më i vështiri në SHBA për shkak të përqindjes shumë të ulët të kalueshmërisë.

Sipas TMZ, ajo e kreu provimin në korrik, duke iu përgjigjur 200 pyetjeve me alternativa, pesë eseve dhe një testi 90-minutësh praktik. Rezultatet pritet t’i mësojë më 7 nëntor, dy ditë përpara se të publikohen zyrtarisht.

Pasioni i Kim për ligjin lidhet ngushtë me kujtimin e të atit të saj, Robert Kardashian, i cili u bë i famshëm si avokat mbrojtës në procesin gjyqësor të O.J. Simpson në vitin 1995. Robert ndërroi jetë në vitin 2003 nga kanceri në ezofag, në moshën 59-vjeçare. Nëna e saj, Kris Jenner, më vonë u martua me kampionin olimpik Bruce Jenner, i cili më pas u bë i njohur si Caitlyn Jenner pas tranzicionit të tij gjinor - një zhvillim që Kim e ka cilësuar si një nga momentet që ndikuan në suksesin e reality show-t familjar "The Kardashians".

“Kur xhiruam pilotin, nuk kishim asnjë ide çfarë do të ndodhte më pas. Tani kanë kaluar 20 vjet dhe show vazhdon ende. Në një moment, kur pyesnim çfarë do të ndodhë më pas, njerku im u bë grua — dhe ja, dy sezone të reja dolën prej andej!” – tha ajo me humor.

Përveç përgatitjes për karrierën juridike, Kim është edhe nënë e katër fëmijëve: North (11), Saint (9), Chicago (6) dhe Psalm (5), të cilët i ka me ish-bashkëshortin Kanye West (Ye).

Në të njëjtin emision, ajo foli edhe për rolin e saj të parë të madh në aktrim, si Allura Grant në serialin "All’s Fair", që ndjek historinë e një grupi avokatesh të fuqishme që krijojnë firmën e tyre ligjore. Personazhi i Kim, Allura, vendos të hakmerret ndaj bashkëshortit të saj të ri, i cili e ka martuar për para.

Në serial do të shfaqen edhe emra të njohur si: Brooke Shields, Elizabeth Berkley, Jennifer Jason Leigh dhe Judith Light, që luajnë klientet e firmës ligjore të Allurës.

“Duke punuar me një kastë të tillë të fuqishëm, doja të isha plotësisht e përgatitur. Gjëja që mund të kontrolloja ishte të dija përmendësh tekstin, të isha gjithmonë në kohë dhe profesioniste. Këto gra janë më të mirat në atë që bëjnë, dhe unë mësova çdo ditë nga to. Ishte një nder dhe një përvojë që do ta mbaj mend gjatë – si një kamp vere plot energji dhe frymëzim”, – u shpreh Kim. /Telegrafi/