Ushtrimet kardiovaskulare janë lloj i ushtrimeve që shpejtojnë punën e zemrës, frymëmarrjen dhe nxisin djersitjen. Vrapimi në vend i plotëson të gjitha kushtet, prandaj mund të shikohet si ushtrim kardiovaskular.
Ekspertët theksojnë që vrapimi në vend, të cilin mund ta bëni edhe në rehatinë e shtëpisë suaj, është i shkëlqyeshëm edhe për personat që nuk kanë qasje në parqet për vrapim. Madje me një hulumtim është treguar që vrapimi në mjedisin e mbushur me gazra (rruga, autostrada) mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi.
Nëse jeni adhurues të vrapimit në natyrë, provoni ta organizoni kohën tuaj ashtu që të vraponi në orët e mëngjesit, kur është më e vogël prania e gazrave të mjedisit.
Vrapimi në vend është zgjedhje e mirë për ata që nuk mund të ndajnë para për të blerë shiritin për vrapim ose për anëtarësim në palestër.
Po ashtu është i shkëlqyeshëm sepse mund të vraponi tërësisht të zbathur, ashtu që në mënyrë instiktive do të filloni të vraponi në mënyrë të duhur.
Teknika – Është mjaft e thjeshtë. Merrni një palë atlete të mira ose qëndroni në një sipërfaqe të butë. Filloni të vraponi në vend, por ngrini duart sepse do të nxisni shpenzimin shtesë të kalorive. Ka edhe variante të ndryshme të vrapimit në vend. Kështu, për shembull, mund t’i ngrini gjunjët sa më afër gjoksit ose ta shpejtoni ritmin.
Shpenzimi i kalorive – Edhe pse dallon nga vrapimi në natyrë ose shirit, vrapimi në vend jep gati rezultate të njëjta. Kështu në një orë vrapimi në vend (5 km/h) shpenzohen rreth 563 kalori (personat e rëndë 70 kilogramë).
Përparësitë – Përveç shpenzimit të kalorive, vrapimi në vend ka edhe shumë përparësi tjera. Mund të vraponi në cilëndo kohë të ditës, derisa shikoni televizor ose dëgjoni muzikë. Për shëndet njëlloj i mirë është edhe vrapimi në natyrë ose në shirit, ndërsa po ashtu ndihmon në formimin e trupit dhe dobësim. Rezultatet më të mëdha do t’i vëreni në këmbë, ije dhe vithe.
Fillimi – Nëse keni probleme me shëndet, para së gjithash këshillohuni me mjekun sepse vrapimi nuk është zgjidhje e mirë për të gjithë. Më së miri është të filloni të vraponi në periudhën prej 30 minutave 4 herë në javë. Kur vëreni rritjen e qëndrueshmërisë sportive, gradualisht rritni kohën e vrapimit. Në fillim është e rëndësishme që të bëni një ditë pushim në mes çdo trajnimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës