Përse forma më klasike e një “arke” kursimi paraqet një derrkuc? Ky është një kuriozitet i cili më së miri mund të bëhet pjesë e pyetësorëve më të njohur të kulturës në përgjithësi…Përgjigjen e gjeni në vijim.
Të gjithë e kemi pasur një të tillë në fëmijërinë tonë: sapo fillohet të mësohet vlera e parasë, menjëherë dëshirohet një vend i fshehtë në të cilin mund të vendosen paratë e kursyera dhe ky vend padyshim është “arka” e kursimit, më perfektja në këtë rast.
Në treg gjendet në të gjitha format, ngjyrat dhe dimensionet. Ka nga ato të cilat hapen lehtësisht, por edhe nga ato të cilat e kanë të nevojshme thyerjen për marrjen e “thesarit”. Por forma më klasike e arkës së kursimit është ajo me pamjen e derrkucit rozë prej porcelani.
A e keni pyetur veten, se përse për të ruajtur kursimet është zgjedhur një formë e tillë kafshe? Le ta shohim së bashku…
“Arka e kursimit” e fabrikuar prej porcelani ose me materiale të tjera, ishte një version “manual” i kundërt me “arkat e kursimit” mekanike dhe me “kontejnerët” e monedhave, që për t’u hapur parashikojnë vënien në lëvizje të një pajisjeje mekanike.
Ky version ishte shumë i popullarizuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX: “arkat e kursimit” ishin krijime me forma të vërteta skenash në lëvizje, me dizajn që të kujtonin fakte të përditshme dhe legjendare.
Monedhat brenda tyre mund të futeshin shumë lehtësisht falë vendit të posaçëm, por për t’i marrë për ndonjë ngjarje të rëndësishme shpenzimesh duhej shkatërruar e gjithë ena.
Me kalimin e kohës, në shekullin XX u fabrikua një “arkë kursimi” më statike dhe më pak e komplikuar.
Në fillim “kontejnerët” për monedhat u paraqitën me qëllim pedagogjik: për t’u mësuar fëmijëve vlerën e parave dhe të kursimeve.
Ndërkohë qëkur “derrkuci” u zgjodh si emblemë e “arkës së kursimit”, shpesh edhe sot, bankat përdorin një dizajn të ngjashëm për të promovuar politikën e tyre të kompanisë për kursim dhe për logo.
Por përse pikërisht një derrkuc?
Po përhapet gjithnjë e më shumë lajmi se derrkucët janë kafshë inteligjente, më shumë nga se është menduar më parë, aq shumë sa disa persona kanë filluar t’i mbajnë edhe si kafshë “shoqëruese”. Por nuk është për këtë arsye dhe as për faktin se forma e një derrkuci modelohet më lehtësisht me baltë. Të gjithë e dimë se me “pig” i drejtohemi kësaj kafshe ferme, por në gjuhën angleze, e cila flitej deri në shekullin XV, termi “pygg” i referohej terakotës ose porcelanit, materialeve të cilat janë përdorur për të bërë enë gatimi dhe sende të tjera.
Përpara se të shpikeshin “arkat” e vërteta të kursimit, njerëzit zakonisht i ruanin kursimet e tyre në vazot e kuzhinës, kavanoza ose kana, të cilat mund t’i keni parë nëpër filma të kohëve të shkuara. Kështu që, në agim të shekullit XVIII, enët e porcelanit, të cilat mbaheshin paratë, pra të përbëra prej “pygg-i”, u emëruan drejtpërdrejt nga materiali me të cilin u krijuan duke u bërë “banka moderne derrkuc”, domethënë “arkë kursimi” në formë derrkuci.
Më pas, edhe pse terakota dhe porcelani i këtyre “arkave të kursimit” u zëvendësuan me materiale të tjera, me plastikën ose qelqin, ato përsëri quheshin “derrkuc”. Pra ky emërtim mbeti me kalimin e kohës si i tillë, ndërsa këto lloj “arkash kursimi” ekzistojnë edhe sot e kësaj dite. /gazeta shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kur njerëzit u ngjajnë shumë paraardhësve të tyre

Momente kur pasagjerët vonohen ‘për të kapur anijen’ – ndërsa ‘ata të saktët’ i përshëndesin me ‘mirupafshim’!

Qeni gjendet duke përdorur bluzën e pronares së tij, pas 529 ditësh – në natyrën e egër australiane

Momente kur pasagjerët vonohen ‘për të kapur anijen’ – ndërsa ‘ata të saktët’ i përshëndesin me ‘mirupafshim’!

Dy turistë u pritën me një reagim të ashpër nga pjesëtari i Gardës së Mbretit, pasi u përpoqën t’i kapnin frenat e kalit të tij ndërsa pozonin për fotografi

Qeni gjendet duke përdorur bluzën e pronares së tij, pas 529 ditësh - në natyrën e egër australiane

Turisti fiton lotoari me mbi 3 milionë dollarë gjatë vizitës në Chicago

Drejtori sulmon ‘rivalin e tij në dashuri’ me një çelës, pasi beson se të dy kishin një lidhje të fshehtë me të njëjtën kolege

Qiprioti vallëzon me 468 gota vere mbi kokë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm