Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi ka folur për mundësinë e kandidimit të tij për të parin e Prishtinës. Ai ka thënë se akoma nuk ka vendosur nëse do të futet në këtë garë.
“Nuk kam vendosur definitivisht që të kandidojë për kryetar të Prishtinës. Në parti janë lakuar edhe dy emra të tjerë. Nuk jemi marrë me ketë, jemi marrë më shumë me Ramush Haradinajn. Qytetin e dua më shumë se kompaninë time. Do ta shqyrtoj këtë, por deri tash nuk kam marrë ndonjë vendim”, ka thënë Abrashi, duke folur në Zona B të Klan Kosovës.
Abrashi ka folur edhe për kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Shpend Ahmeti e ka dashur më shumë partinë sesa qytetin e Prishtinës. Mendoj që ka një meritë të madhe në ndaljen e ndërtimeve pa leje, por pritshmëritë kanë qenë më të mëdha. Pritshmëritë e mija kanë qenë rindërtimi i Qendrës rekreative ‘Boro-Ramizi’, e cila përdoret si parking. Në anën tjetër ai ka dështuar në hartimin e planit rregullativ që është çështje fundamentale për një qytet”, tha ai.
Abrashi ka folur për ikjen e investitorëve nga Kosova, duke thënë se pushteti e ka pasur si arsyetim statusin e Kosovës.
“Deri vonë si argument themelor për mungesë të investimeve, pushtetarët e kanë pasur se Kosova e ka statusin e pazgjedhur. Deri në vitin 2009 Kosova ka pasur rritje të investimeve, që d.m.t.h nuk është lidh me statusin e Kosovës. Kemi përparësi dhe mangësi në krahasim me shtetet e regjionit”.
Abrashi ka thënë se në krahasim me Kosovën, Serbia është më e suksesshme.
“Investitorët potencialë që kanë pasur të vijnë në Kosovë ose kanë ikur në Serbi ose në Maqedoni”.
“Problemi i ynë elementar është se kushdo që është në pushtet po mundohet ta bëjë një tregim që mund të ketë rezultate brenda gjashtë muajve”.
Sipas tij, ka shumë argumente se pse një investitor duhet të vijë në Kosovë.
“Ne kemi fuqinë punëtore, por problem është arsimi. Diku 170 maune nga Kosova kthehen zbrazët nga Kosova brenda ditës”.
“Marrëveshja e MSA-së, na lejon mundësi shumë të vogël që përmes një produkti shumë të vogël nga Kosova të shitet me zero taksa. Por tregu i Kosovës është joaktraktiv”, tha Abrashi. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit