Pothuajse e gjithë popullata e botës është duke thithur ajër të ndotur, gjë që është duke ndikuar më shumë se dy vjet në jetëgjatësinë mesatare globale.
Madje, sipas gjetjeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), 99 për qind e njerëzve jetojnë në zona ku ndotja e ajrit i kalon ‘nivelet e sigurta’, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.
Dhe kontaminimi shkurton me një mesatare prej 2.2 vjetësh jetëgjatësinë mesatare globale për çdo person.
Ky ndikim në jetëgjatësinë është i krahasueshëm me atë të pirjes së duhanit, më shumë se trefishi i përdorimit të alkoolit dhe ujit të pasigurt, gjashtë herë ai i HIV/AIDS dhe 89 herë ai i konfliktit dhe terrorizmit.
Çfarë është ndotja e ajrit – dhe çfarë i bën trupit tuaj?
Siç thuhet në shkrimin e Euronews, ajri i ndotur vret miliona njerëz çdo vit.
Për shkak se ndotja e ajrit është “e padukshme”, mund të jetë e vështirë të shpëtosh.
Në fshatra dhe qytete, burimi kryesor i një ndotjeje të tillë është transporti rrugor, i cili nxjerr jashtë ndotës si dioksidi i azotit dhe grimcat.
Burime të tjera të ndotjes përfshijnë djegien e karburantit, emetimet nga prodhimi i energjisë dhe zjarret.
Fatkeqësisht, e gjithë kjo ka një ndikim dramatik në shëndetin e popullatës.
Ndotësit mikroskopikë të ajrit “kalojnë mbrojtësit e trupit tonë”, duke arritur thellë në sistemin tonë të frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjakut, duke dëmtuar mushkëritë, zemrën dhe trurin.
Si pasojë, një e treta e vdekjeve nga goditjet në tru, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e zemrës janë për shkak të ndotjes së ajrit.
Ku është ndotja më e keqe e ajrit dhe çfarë mund të bëjmë?
Cilësia e ajrit është më e dobët në Azinë Jugore dhe Juglindore, ku 99.9 për qind e njerëzve thithin ajër të pasigurt.
Sipas studiuesve të Universitetit të Çikagos, banorët në Azinë jugore pritet të humbasin mesatarisht rreth 5 vjet nga jeta e tyre nëse vazhdojnë nivelet e larta aktuale të ndotjes.
Në rajonet përreth qyteteve si Mandalay, Hanoi dhe Xhakarta, banorët pritet të humbasin mesatarisht tre deri në katër vjet jetëgjatësi.
Në pjesë të Afrikës Qendrore, vendasit humbin mesatarisht pesë vjet.
Ende nuk është tepër vonë
Megjithatë, nuk është gjithçka keq, këmbëngulin studiuesit.
“Në shumë vende të planetit, si Shtetet e Bashkuara, politikat e forta, të mbështetura nga një gatishmëri po aq e fortë për ndryshim, kanë arritur të reduktojnë ndotjen e ajrit”, thotë udhëheqësi i studimit, Michael Greenstone.
Në Kinë, nivelet e ndotjes janë përmirësuar ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme që kur qeveria shpalli një “luftë kundër ndotjes” në vitin 2013.
Në vitin 2020, niveli i ndotjes ra me rreth 40 për qind.
Megjithëse kjo mund t’i atribuohet pjesërisht mbylljes së shkaktuar për shkak të COVID-19, ajo gjithashtu ra 9 për qind vitin e kaluar, përcjell Telegrafi.
Nëse Kina do të përmbushte udhëzimet e OBSH-së për cilësinë e ajrit, banorët do të fitonin mesatarisht 2.6 vjet jetëgjatësi.
Po kështu, në SHBA dhe Evropë, studiuesit vërejnë se “zbatimi i qëndrueshëm i politikave të forta të ndotjes së ajrit në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë ka reduktuar ndjeshëm ndotjen”.
Megjithatë ka ende një rrugë të gjatë për të bërë – nëse nivelet globale të ndotjes do të përmbushin udhëzimin e ri të OBSH-së, 68 milionë vite jetë në Shtetet e Bashkuara dhe 527 milionë vite jetë në Evropë mund të shpëtohen.
Qeveritë mund të përmirësojnë nivelet e ndotjes së ajrit duke taksuar emetuesit e lartë dhe duke krijuar standarde më të rrepta të emetimeve. Investimi në burime jo ndotëse – si makinat elektrike – mund të ndihmojë gjithashtu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë – grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës – bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani ‘han’ fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës