LAJMI I FUNDIT:

95 paraqitje nga gjykatësit për gjashtë vende në Gjykatën e Apelit në Shkup

95 paraqitje nga gjykatësit për gjashtë vende në Gjykatën e Apelit në Shkup

Gjithsej 95 paraqitje nga gjykatësit kanë arritur për gjashtë vendet e zbrazura në Gjykatën e Apelit.

Numri më i madh i paraqitjeve kanë ardhur nga Gjykata Penale e Shkupit dhe Gjykata Civile. Disa gjykatës knë konkurruar në disa departamente në Gjykatën e Apelit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në muajin shkurt, Këshilli Gjyqësor shpalli konkurs për tre gjykatës penal, dy në departamentin civil dhe një për konteste tregtare.


Gjykatësit e Gjykatës së Apelit për A1on thonë se gjendja është në këshillat penalë, ku gjykojnë pesë gjykatës është alarmante dhe sipas nevojës, gjykatës të departamenteve tjera transferohen atje vetë për të vazhduar gjykimet.

Mësohet se në mesin e kandidatëve që kanë konkurruar në Gjykatën e Apelit janë edhe disa gjykatës të cilët për momentin udhëheqin lëndë të Prokurorisë Speciale. Kjo do të thotë se nëse ata emërohen, lëndët e PSP-së do të duhet të nisin nga fillimi.

Kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor Kiro Zdravev, tha se pret deri në fund të pushimeve verore do të bëjnë përzgjedhjen e gjykatësve të rinj të Apelit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori