LAJMI I FUNDIT:

95% e administratës gjyqësore i është bashkangjitur grevës

95% e administratës gjyqësore i është bashkangjitur grevës

Ashtu siç u paralajmërua, administrata gjyqësore e nisi grevën tre ditore në tërë Maqedoninë, me të cilën grevë kërkohen ndryshime në Ligjin për shërbime gjyqësore, rritje të rrogave, kthimi i orarit nga 7:30 deri 15:30, si edhe të paguhet 5%-shi i premtuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kryetarit të Këshillit grevist, Tërpe Dejanovski, rreth 95% e e administratës i është bashkangjitur grevës, duke shfaqur kështu kënaqësinë e tij nga mbarvajtja e grevës.

Ditën e tretë, pra të premten do të protestohet në rrugë dhe do të fillohet nga ora 12 para Kuvendit të Maqedonisë, për të vazhduar në drejtim të Ministrisë së drejtësisë, si dhe për të përfunduar para Qeverisë./Telegrafi/


Gjithashtu lexo: Fillon greva tre ditore e administratës gjyqësore në Maqedoni