LAJMI I FUNDIT:

900 infermierë aplikojnë për 100 vende të lira pune në QKUK (Video)

900 infermierë aplikojnë për 100 vende të lira pune në QKUK (Video)

Në konkursin që ka hapur QKUK për 100 infermier, deri tani kanë aplikuar 900 persona. Infermierët e rinj thonë se nëse vendi i tyre nuk u ofron punë, ata do të detyrohen të ikin në Gjermani.

Petrit Krasniqi është në mesin e mbi 900 infermierëve të cilët kanë aplikuar në konkursin e punës që ka shpallur QKUK për 100 infermier. Në këtë konkurrencë sipas Petritit, gjasat që të pranohet në punë janë shumë të vogla.

“Nga 900 aplikantët, mendoj se kam gjasa 5% për t’u pranuar në këtë punë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Petrit Krasniqi.


Ai shton se në rast se nuk mund të gjejë një vend punë në Kosovë, mundësia e vetme është Gjermania.

“Nëse nuk pranohem këtu, do të pres ndonjë konkurs tjetër ose na pret Gjermania…Ose na siguron shtetin punën ose e sigurojmë ne vet”, shtoi tutje Petrit Krasniqi, përcjell Telegrafi.

Zëdhënësi i SHSKUK-së, Shpend Fazliu pranon se interesimi për 100 vendet e lira të punës është shumë i madh. Por që pranimi i 100 infermiereve do të jetë një lehtësim i madh për klinikat.

“Është një interesim i jashtëzakonshëm në krahasim me mundësitë dhe vendet e shpallura nga SHSKUK. SHSKUK shpreson që me pranimin e 100 infermierëve të rinj do të zbutet në masë të madhe mungesa e infermierëve në klinikat e QKUK-së dhe të njëjtën kohë do të ndikohet edhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore”, deklaroi Shpend Fazliu.

Megjithatë, sipas Fazliut edhe pranimi i 100 infermierëve të ri nuk i mbulon nevojat që ka QKUK.

“Pranimi i 100 infermierëve nuk do t’i mbulojë të gjitha kërkesat që kanë klinikat e QKUK-së, mirëpo gjatë rishikimit buxhetor që do të bëhet në muajin qershor SHSKUK do të kërkojë që të rritet numri i infermierëve dhe mjekëve specialistë”, deklaroi Shpend Fazliu.

Konkursi për infermier është hapur me 2 Prill dhe do të jetë i hapur deri me 17 Prill. Deri në mbyllje të tij, numri i aplikuesve pritet të arrij mbi 1000./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori