Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com
facebook.com/estethica.prishtine

Trajtimi i kancerit të lëkurës jomelanomë është rritur për 77 përqind prej 1992 deri në 2006. Nëse dermatologu juaj nuk i kontrollon këto vende atëherë keni nevojë për një mjek tjetër.


Skalpi – lëkura e kokës Melanoma e skalpit dhe e qafës ka rrezik më të madh të mortalitetit specifik të melanomës në krahasim me melanoma në pjesët tjera të trupit.

Qepallat – kapakët e syrit Pesë deri në dhjetë përqind e kancereve të lëkurës paraqiten në qepalla. Pyesni mjekun tuaj që bëjë një kontroll.

Prapa veshëve Edhe nëse keni flokë të gjatë, veshët tuaj (të cilët janë shpesh të lënë anash) kanë nevojë për krem kundër diellit.

Goja Nëse keni një plagë/ulcerë që zgjatë mbi dy javë, kontrolli nga dermatologu apo stomatologu juaj.

Nën sqetulla dhe nyjet limfatike Kur melanoma metastazon (shpërndahet), së pari paraqitet këtu.

woman looking at her underarm

Prapanicë Edhe pse nuk ndiheni të rehatshëm për ta kontrolluar këtë pjesë, duhet ta bëni.

Ijët – pjesa e poshtme e barkut Nëse dermatologu juaj nuk e kontrollon këtë pjesë, atëherë pyesni. Nëse i duket i mundimshëm, gjeni një mjek tjetër.

Në mes të gishtave të këmbëve Njëri ndër vërtetimet që marrim rrezatim diellor çdokund dhe kudo. Gjysma e pacientëve të diagnostikuar me melanoma të shputave vdesin brenda 5 vitesh.

Nën thonj Shkoni në kontroll pa ngjyra apo shkëlqime në thonj në mënyrë që mjeku juaj ta kontrollon atë pjesë. /Telegrafi/