LAJMI I FUNDIT:

830 mijë euro investime për sportin e kulturën në Pejë

830 mijë euro investime për sportin e kulturën në Pejë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar sot tre memorandume të bashkëpunimi me Komunën e Pejës, me çka në këtë qytet për përmirësimin e infrastrukturës në sport dhe për ndërtimin e Qendrës rinore do të investohen 830 mijë euro.

Sipas këtyre memorandumeve, MKRS-ja investon 250 mijë euro për ndërtimin e “Qendrës Rinore në Pejë”, ndërsa 500 mijë euro në Stadiumin e qytetit “Shahin Haxhiislami” dhe 90 mijë euro për fushat e tenisit, transmeton Koha.net.

Ministri Kujtim Shala dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i vlerësuan lartë këto projekte, të cilat ndikojnë dukshëm në përmirësimin e gjendjes në sportin e Pejës dhe po ashtu krijojnë kushte më të volitshme për zhvillimin e mëtejmë të sportit në këtë qytet.

Po ashtu, ministri Shala dhe kryetari Muhaxheri u shprehën se ndërtim i Qendrës Rinore është një prej projekteve me rëndësi në fushën e rinisë, meçka për rininë në këtë qytet do të krijohen hapësira dhe kushte më të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.


Me këtë rast ministri Shala u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me komunat e Kosovës dhe t’i ndihmojë ato në përmirësimin e infrastrukturës në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, në mënyrë që të krijohen kushte më të volitshme për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të këtyre fushave me rëndësi për Kosovën.

Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e frytshëm dhe u shpreh se me këto projekte Peja përfiton shumë në fushat përkatëse.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori