Në kuadër të manifestimit mbarekombëtar “Flaka e Janarit 2025”, organizuar nga historianit e Gjilanit është mbajtur tryeza shkencore “Masakra e Gjilanit(1944-1945), nëpërmjet së cilës është shënuar 80 vjetori i masakrës.
Gjatë kësaj konference, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka theksuar rëndësinë e kësaj ngjarje.
“Në këtë vit përkujtojmë një ngjarje që sa është e rëndë për nga pesha, por është edhe ngjarje e rëndësishme, ajo njëkohësisht është edhe një thirrje për ndërgjegjen tonë, që t’a përkujtojmë këtë ngjarje e të mos lejojmë që të na përsëritet në të ardhmen”, ka thënë ai.
Hyseni ka thënë se Lufta e Dytë Botërore për një pjesë të botës ishte luftë për çlirim e liri, kurse për Gjilanin dhe qytetarët e saj nuk ndodhi një gjë e tillë, ngase sipas tij, ata pësuan vrasje e dhunë masive me mbi tetë mijë të vrarë.
“Në këtë tryezë, pos që e kujtomë Masakrën e Gjilanit kujtojmë edhe shumë figura të historisë kombëtare, por veçanërisht në “Flakën e Janarit”, kujtojmë dy figura të kombit tonë Rexhep Malën e Nuhi Berishën, që ishin nisma e rezistencës së armatosur në luftën çlirimtare, ata ishin prijës dhe udhëheqës të ilegales, por më vonë u bënë edhe gurthemel i ushtrisë tonë çlirimtare e bashkë me ta edhe Kadri Zeka”, tha Hyseni.
Ndër të tjera, Hyseni potencoi se ato çka ndodhën në masakrën e Gjilanit, konsiderohen krime dhe nuk tjetërsohen e as nuk humben.
Si rrjedhojë, Hyseni propozoi që në Gjilan të vendoset një pllakë përkujtimore dhe kjo të realizohet këtë janar, sikurse që gjithashtu në Muzeun e Gjilanit të krijohet një dhomë e veçantë, ku do të dëshmohej e dokumentohej kjo masakër.
Ndërsa, historianët dhe studiuesit theksuan se masakra, e motivuar nga politika e spastrimit etnik dhe stigmatizimi i shqiptarëve si “kolaboracionistë”, çoi në vrasjen dhe masakrimin e mijëra civilëve, përfshirë gra, fëmijë dhe intelektualë të njohur të kohës.
Dëshmitë flasin për tortura të tmerrshme, ekzekutime masive dhe përpjekje për të zhdukur çdo gjurmë të krimeve.
Tryeza ofroi një analizë të thellë mbi arsyet dhe pasojat e masakrës, duke nxjerrë në pah se ajo ishte pjesë e një strategjie më të gjerë për shuarjen e identitetit shqiptar në rajon.
Përmes kumtesave të studiuesve dhe rrëfimeve të dëshmitarëve, u nënvizua rëndësia e dokumentimit dhe përkujtimit të këtyre ngjarjeve për të mos i lënë në harresë.
Në përfundim, pjesëmarrësit theksuan nevojën për ngritjen e një memoriali në qendër të Gjilanit, si dhe botimin e një libri që do të përmbledhë të gjitha studimet dhe dëshmitë e kësaj masakre.
Kjo iniciativë synon të edukojë brezat e rinj dhe të ruajë të gjallë kujtesën për sakrificën dhe vuajtjet e popullit shqiptar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LDK në Gjilan për magjistralen Gjilan-Ferizaj: Miliona euro të shpenzuara për rrugë të shkatërruar

Dëmtimet e dukshme në rrugën Gjilan-Ferizaj – fillon riparimi nga Ministria e Infrastrukturës

“Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët“ – Policia në Gjilan brenda një jave shqipton mbi 1 mijë gjoba

Rritja e pranisë ushtarake turke në Siri alarmon Izraelin

Pse ka rëndësi njohja nga Kenia?

A mund të ketë koalicion LVV-LDK - flet Lutfi Haziri

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

"Çeku ishte në arabisht, madje e bëmë një foto", agjenti zbulon prapaskenat e transferimit 222 milionë eurosh të Neymar te PSG

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata