LAJMI I FUNDIT:

8 marsi në Maqedoni, gratë kërkojnë të drejtat në praktikë jo vetëm në letër (Video)

8 marsi në Maqedoni, gratë kërkojnë të drejtat në praktikë jo vetëm në letër (Video)

Gratë kërkojnë përkushtim dhe vullnet politik më të madh në zbatimin e barazisë gjinore. Ato kërkojnë strategji afatgjate që do t’i garantojnë të drejtat e tyre. Edhe këtë “8 mars” asgjë nuk ka ndryshuar thonë ato.

“Më vjen keq që ligji për ndërprerje të shtatzënisë, ligji për diskriminim, për mbrojtje sociale ende nuk është sjellur. Më vjen keq që në 43 komuna nuk ka ende gjinekologë. Fakti që mbi 60% e grave nuk janë aktive në tregun e punës edhe pse janë magjistre dhe doktore të shkencës. Është për të ardhur keq që shteti nuk ndan kapacitete njerëzore, financiare, teknike që me të vërtetë ta përmirësojnë barazinë gjinore dhe të drejtat e grave”, Sneska Iliq – Platforma Për Barazi Gjinore

“Iniciativa e grave rome” akuzon Kuvendin që e anashkalon ligjin për mbrojtje nga diskriminimi.


“Jemi të zhgënjyer që Kuvendi mbrëmë e ka injoruar ligjin për mbrojtje nga diskriminimi. Ky ligj I përfshin të gjithë dhe jo vetëm pakicat dhe grupet e margjinalizuara. Kërkojmë urgjentisht dhe menjëherë që deputetët të kenë guxim dhe të sjellin ligjin për mbrojtje nga diskriminimi”, deklaroi Sanja Bekir Halim.

Disa gra thonë se u ka ardhur në majë të hundës nga premtimet pa asnjë veprim.

“Presim që shteti përfundimisht të investojë mjete dhe resurse dhe t’i sigurojë supozimet institucionale për atë që është vendsour në ligje dhe politika. Të fillojnë të realizohen dhe të kemi ndryshime reale në jetën e grave, në vend që ato të jenë vetëm në letër”, tha Marija Savova – Aksioni “Zdruzhevska”

Me parullat “Nuk duam lule, duam të drejta” dhe “A është i lumtur 8 marsi”, qindra gra sot marshuan nga parku i “Gruas luftëtare” deri në Sheshin “Filipi i dytë”, duke shënuar kështu 8 Marsin, Ditën e gruas.

Qëllimi i marshit është rritja e vetëdijes publike, për pozitën e pabarabartë të gruas në shoqërinë tone. Në këtë marsh mori pjesë edhe ministrja e Punës dhe politikës sociale e cila premtoi dhe tha se ka vullnet politik që ligji për mbrojtje nga diskriminimi të kalojë./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori