Drejtpërdrejt para se të vdesin, njerëzit parandiejnë që po e lënë këtë botë, ndiejnë që do të udhëtojnë diku. Disa madje i shohin familjarët e tyre të cilët kaherë kanë vdekur – sikur kanë ardhur për t’i marrë ata.
Gazetarja Patricia Pearson, autore e librit “Opening Heaven‘s Door: Investigating Stories of Life, Death, and What Comes After”, hulumtimin e vet e ka mbështetur në bisedën me njerëzit, profesioni i të cilëve është në kontakt të vazhdueshëm me pacientët të cilët vuajnë nga sëmundje të pashërueshme.
Ka biseduar me njerëzit të cilët kanë përjetuar vdekje klinike dhe janë kthyer në këtë botë.
Patricia ka zbuluar se 72 orë para se të vdesin, njerëzit fillojnë të flasin për disa gjëra të pazakonshme – për udhëtime, se si nuk mund t’i gjejnë këpucët, se dëshirojnë të shkojnë në shtëpi të tyre, ndërkaq ata janë në shtëpi… Në të vërtetë kanë vizione për udhëtime, ndiejnë që po shkojnë diku.
– Motra ime ka qenë e sëmurë nga kanceri i gjirit dhe derisa ishte para vdekjes me këmbëngulje përsëriste: “Nuk e di si të shkoj”, por i përmendte edhe disa “stjuardesa të pafat” – përkujton Patricia.
Infermierja Maggie Kalanan, nga Qendra e kujdesit për qetësim të dhembjeve e SHBA-së, ka treguar se si ka pasur një pacient i cili ka vdekur nga kanceri i pankreasit dhe para vdekjes e ka pyetur “I di bashkëshortja ime të gjitha gjërat lidhur me udhëtimin dhe biletat?
Kjo infermiere thotë se si ka qenë pranë qindra pacientëve të cilët kanë vdekur dhe që vizionet e tyre për udhëtimin nuk mund t’ia atribuojë rastësisë. Njerëzit para vdekjes sikur kanë ndjenjën që po udhëtojnë diku.
Dinë t’i shohin anëtarët e vdekur të familjes
Shumica e njerëzve rreth një orë para vdekjes kanë ditur t’i shohin njerëzit e dashur të cilët kanë vdekur kaherë, ndërkaq atë që kanë parë nuk është varur nga ajo se kanë marrë ndonjë ilaç apo jo, ka treguar këtë hulumtimi i dy psikologeve, dr. Karlisa Osisa dhe dr. Erlendura Haraldson, nga Universiteti i Islandës.
Ndër ata njerëz ka qenë edhe pacientja 84-vjeçare Audrey Scott, e cila ka vdekur nga kanceri. Ajo ka folur që i ka ardhur në vizitë i biri i saj i adoptuar, Frank, i cili në të vërtetë ka vdekur para disa vjetësh. Ka thënë që të hyjë në dhomë dhe të ulet i qetë kolltuk pranë saj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!