Studentët nuk do të ulen në auditore këtë fillimviti. Ata do ti kthehen sheshit të protestës përpara Kryeministrisë më datë 7 Janar ora 10:00. Në fillim pati një ide për ta zhvendosur protestën tek korpusi, por tashmë thirrjet po bëhen për protestë para selisë së qeverisë.
Siç sqarohet edhe në posterin që po qarkullon prej disa orësh në rrjetet sociale, studentët do të mblidhen pranë universiteteve përkatëse në orën 09.30 dhe në orën 10.00 do të nisë marshimi drejt kryeministrisë.
Kujtojmë se protesta më e madhe studentore e organizuar në vend që prej viteve ’90, nisi më 4 dhjetor dhe u ndërpre më 21 dhjetor 2018. U ndërpre për shkak të festave të fundvitit, por ashtu siç patën premtuar studentët do të kthehen sërish më 7 Janar 2019.
Në fund të vitit që lamë pas, Kryeministri Edi Rama doli me një Vendim të Këshillit të Ministrave që parashikonte uljen e tarifave për studimet Bachelor, ndërsa tarifat e Masterit mbeten të pandryshuara. Po kështu ai paraqiti “Paktin për
Universitetin”. Por studentët thonë se nuk janë realizuar pikat kryesore. Zgjidhja është anulimi i ligjit për arsimin e lartë, pasi qeveria mund ti ndryshoje vendimet e saj, tha studenti Igli Tola në një dalje televizive.
“Deri tani nuk kemi marrë një përgjigje shteruese dhe propozimi për paktin e universitetit nuk ezauron të gjitha kërkesat tona. Jemi të detyruar që në datë 7 të rinisim protestat.
Është lënë evazive pjesëmarrja e studentëve nga 10% në 20% në senatin akademik në universitete. Po ashtu dhe për përfshirjen e një studenti nën organin drejtues të shtetit ,siç është Bordi i Administrimit.
Ne duhet të kemi një ligj të ri i cili do të hartohet me të gjitha faktorët e impaktit. Duhet hartuar një ligj i ri, i plotë, që ti shërbejë Shqipërisë për brezat e ardhshëm. Ligji për Arsimin e Lartë duhet të shihet në mënyrë thelbësore”, u shpreh studenti Igli Tola. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri