LAJMI I FUNDIT:

597 raste aktive me coronavirus në Kosovë

597 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 597.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.648, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur  3,132 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës kundër COVID-19.


Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.268 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/