550 pacientë në trajtim në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

Bazuar në raportet e datës 4 maj 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në COVID në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 550 pacientë.
Në njoftimin e bërë nga ShSKUK thuhet se 452 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 417 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 226 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rënduar, 175 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 182 me oksigjeno-terapi", thuhet në njoftim.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave;Klinika Infektive, 94 pacientë Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 34 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 79 pacientë Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientëNë spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 324 pacientë18 në gjendje të rënduar 277 të konfirmuar pozitivë 235 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme Spitali i Prizrenit, 51 pacientë Spitali i Gjakovës, 68 pacientë Spitali i Pejës, 74 pacientë Spitali i Gjilanit, 40 pacientë Spitali i Ferizajt, 38 pacientë Spitali i Mitrovicës, 38 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 13 pacientë /Telegrafi/


















































