LAJMI I FUNDIT:

52 raste aktive me coronavirus në Kosovë

52 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 52.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.259, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 87 doza të vaksinës kundër COVID-19


Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.937 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.460 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.992 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/