Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), bazuar në raportin 24 orësh nga klinikat COVID-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, në trajtim nga COVID-19 janë 51 pacientë, të konfirmuar me këtë virus.

Sipas një njoftimi thuhet se në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 26 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme 25 pacientë.


Ky është raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 12 pacientë Mjekim Intensiv Qendror, 1 pacient Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje Spitali i Prizrenit, 2 pacientë Spitali i Gjakovës, 6 pacientë Spitali i Pejës, 11 pacientë Spitali i Gjilanit, 4 pacientë Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë. /Telegrafi/ 

foto covid