LAJMI I FUNDIT:

500 punëtorëve të “Ramiz Sadikut” nuk u është paguar 20 përqindëshi nga privatizimi

500 punëtorëve të “Ramiz Sadikut” nuk u është paguar 20 përqindëshi nga privatizimi

Përfaqësuesi i ndërmarrjes shoqërore “Ramiz Sadiku”, Maliq Demiri ka akuzuar AKP-në se ka bërë diskriminime në ndarjen e 20 përqindëshin pas privatizimit të kësaj ndërmarrjeje.

Ai para Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë tha se afër 500 punëtorë kanë mbetur pa u kompensuar nga AKM.

“Ne shohim se jemi diskriminuar, nuk kanë punua në aspektin e duhur që duhet të punohet. Pasi janë disa firma që janë privatizua i kanë përfshirë të gjithë, emër mbiemër dhe e kanë marrë 20 përqindëshin, a tek ne janë bërë diskriminime të hatashme. Krejt Kosova e dinë çfarë privatizimi është bërë në ‘Ramiz Sadiku’, një dallim prej tjerave firmave…afërt 500 i kemi të cilët nuk janë kompensuar”, tha ai.


E deputeti nga LVV-së në këtë komision, Hekuran Murati pyeti pse është bërë një diferencim i tillë.

“Është bërë ky diferencimi mes atyre që kanë dalë në pension dhe atyre që kanë qenë para moshës së pensionimit. Tash kur është bërë kjo lista, ju e thatë se kanë qenë mbi 2000 punëtorë, fillimisht a është bërë lista prej 530 veta, pse është bërë kjo listë, e jo më shumë”, pyeti ai.

Ndërsa, Demiri tha se nuk ka informacion për një gjë tillë, por të njëjtin të hollat e 20 përqindëshin i kanë marrë pa asnjë proces gjyqësor./Kp/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Certifikohen 46 auditorë energjetik

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Ekonomi
Kalo në kategori