LAJMI I FUNDIT:

412 raste aktive me coronavirus në Kosovë

412 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 412.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.454, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,138 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 250 doza të vaksinës kundër COVID-19.


Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.708 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.889 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.327 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/