LAJMI I FUNDIT:

403 me koncert lamtumirës

403 me koncert lamtumirës

Pas 20 vjetëve pauzë, njëri nga rok grupet më të njohura kosovare të viteve ’80, rikthehet me një koncert, i cili do të jetë edhe i fundit në karrierën e tyre muzikore, për të cilin në shitje do të jenë vetëm 403 bileta. Bëhet fjalë për grupin "403", të cilin gjenerata e asaj kohe, por edhe gjenerata e reja e njohin nga hitet e tyre si "Indexi", "Përralla" etj.

Edhe pse jo në formacion komplet, më ndihmën e shokëve “403” ka arritur që të vijë deri te realizimi i këtij koncerti në teatrin Oda për të gjithë adhuruesit e tyre.

Ideja për organizimin e koncertit lamtumirës, sipas vokalistit të “403”, Hektor Gjurgjiali, ka ekzistuar edhe më herët kur është incizuar albumi i tyre i vetëm, por për shkaka të kohës dhe problemeve të anës teknike është shty deri tash.

“Kemi vendos ta mbajmë edhe një koncert sepse njerëzit qe e kanë pëlqy muzikën tonë nuk na kanë dëgjuar që 20 vjet. Thjesht po dojmë t’i përformojmë ato këngë live për gjenerata e vjetra të cilët me nostalgji ndoshta i kujtojnë ato këngë dhe atë kohë, mirëpo edhe për të rinjtë që nuk kanë pas rast të na dëgjojnë”, ka thënë Gjurgjiali. /Infopress/