40 studentë nga Kosova qysh në shtator të këtij viti do të fillojnë studimet master në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, pasi kanë fituar bursa në raundin e 12 të projektit të Skemës së të Rinjve, organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria e Integrimeve Evropiane.
Këta studentë do të ndjekin studimet në fushat si juridik, ekonomik, administratë publike, kulturë dhe shëndetësi, e pasi të kthehen në Kosovë do të punësohen në institucione.
Me rastin e ndarjes së këtyre bursave, Luigi Brusa, nga Zyra e BE-së në Kosovë, ka thënë se këta studentë do të kenë një mundësi shumë të mirë për të mësuar gjëra të reja.
“Arsimimi siç e dini është një fushë e rëndësishme e bashkëpunimit dhe njëra prej mjeteve të cilave e përdorim për të mbështetur arsimimin në Kosovë është skema e bursistëve të rinj, e cila është mjaftë afatgjate. Paraja më së miri e shfrytëzueshme në Kosovë që nga fillimi i këtij projekti. Ju jeni të fundit 40 nga një armatë prej 324 vetash ju keni kaluar në një garë shumë të ashpër dhe jeni këtu sot dhe e keni një shans shumë të mirë. E keni shansin për të përmirësuar njohuritë e juaja që të njoftoheni dhe të jetoni në një ambient modern. Ju do të vendoseni në mes të një rruge të gjatë të krijuar nga vlerat tona themelore”, tha Brusa.
Ndërsa, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se ngritja e kapaciteteve për shërbimin civil është një prej parakushteve esenciale për realizimin e obligimet në kuadër të procesit të Stabilizim-Asociimit.
Ajo bëri të ditur se që nga viti 2004 përmes këtij projekti 322 studentë nga Kosova janë dërguar për studime jashtë vendit, e të cilit janë kthyer dhe janë punësuar në kuadër të administratës publike në vend.
“Aktualisht kemi 50 studentë të cilët janë dërguar për studime dhe të cilët priten të kthehen brenda vitit, pra edhe ata i mirëpresim dhe patjetër që do t’i angazhojmë në institucione dhe nëpër ministri të ndryshme në Qeveri. Ndërsa, nga raundi i fundit për këtë vit do të dërgohen edhe 40 studentë, të cilët gjithashtu do të kthehen prej studimeve dhe do të punësohen. Ne si Ministri e Integrimit Evropian, por gjithashtu edhe Qeveria e Kosovës, mbetet e përkushtuar për ta avancuar më tutje procesin e reformës të administratës publike dhe kemi bashkë financuar dy raundet e fundit me vlerë totale prej 1 milionë euro. Ndërsa, projekti si i tillë do të vazhdojë dhe do ta ketë përkrahjen tonë edhe më tutje edhe në vitet pasuese”, u shpreh ajo.
Ministrja Hoxha u shpreh se ky projekt është unik pasi mundëson arritjen e disa qëllimeve, siç përmendi ajo edukimin e të rinjve në fusha të specializuara, ofrimin e punës së sigurt pas kthimit nga studimet dhe përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve publike përmes përfshirjes së këtyre të rinjve.
Diellza Mujaj një nga bursistet që do të ketë mundësi të studiojë në një vend të BE-së, tha se kjo është një mundësi shumë e mirë për të.
“Këtë e shoh si një mundësi të madhe për të bërë një kontribut të madh si në procesin e integrimit evropian të këtij vendi”, tha ajo.
Në këtë ceremoni organizata Young Cell Scheme Alumni Association ka bërë ndarjen e donacionit të librave për Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Librat i ka pranuar rektori i UP-së Marjan Demaj, i cili tha se ky donacion është shumë i rëndësishëm për studentët e UP-së.
“Vije pikërisht në një fushë ku jemi duke punuar fuqishëm që ta plotësojmë literaturën në Universitet të Prishtinës, por jo vetëm aq po edhe ta ndryshojmë atë praktikën e keqe që studentët tanë të mësojnë për teste, por të mësojnë për dije”, tha ai.
Të 40 bursistët studimet do t’i fillojnë në shtator të këtij viti. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

E dha foshnjën për adoptim për 4 mijë euro, kallëzim penal ndaj kumanovares dhe katër personave tjerë

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës