LAJMI I FUNDIT:

3M Dieta – Regjimi ushqimor që rekomandohet nga shkencëtarët për menaxhimin e diabetit

3M Dieta – Regjimi ushqimor që rekomandohet nga shkencëtarët për menaxhimin e diabetit

Ushqimi tek pacientet me sëmundjen e sheqerit luan rol kryesor në menaxhimin e trajtimit. Mënyra se si ushqehen këta pacientë ndikon fuqishëm në vlerat e glikemisë, nevojën për insulinë dhe shtimin e peshës

Ass.dr.Merita Emini Sadiku, MSc, PhD
Interniste-endokrinologe
Poliklinika “endoCLINIC”
tel. 044660900

Deri më tani, mjekët të cilët merren me trajtimin e sëmundjes së diabetit, kanë rekomanduar vazhdimisht se duhet të ushqehen me 3 racione ushqimore kryesore dhe 3 mes-ushqime, pra 6M dietë (M-meal, nga anglishtja, do të thotë-racion ushqimor).


Studimi i botuar para pak ditësh në gazetën prestigjioze të dietologjisë “Diabetes Care”, i realizuar nga studiuesit e Universitetit në Tel Aviv (Izrael), ka hedhur poshtë këtë regjim tradicional duke vërtetuar mjaft beneficione në jetën e diabetikëve, të cilët duhet të ushqehen vetëm 3 herë gjatë ditë.

Gjithashtu nga ky studim është gjetur që përqendrimi më i madh në ushqime duhet të jetë në mëngjes dhe varësisht nga nevojat e pacientëve, ajo duhet të këtë shtrirje të kalorive për racione p.sh. mëngjesi 700 kcal, dreka 600 kcal dhe darka 200 kcal.

Ky përcaktim bazohet në rregullat e orës biologjike, kur nevojat e organizmit për të përpunuar dhe konsumuar më shumë ushqim janë paradite dhe shumë më pak pas dite, kur dihet që, metabolizmi është më i ngadalshëm gjatë pasdites, ndërsa nevojat për ushqime pasdite dhe në orët e mbrëmjes janë më të pakta.

Pra, përcaktimi i kalorive duhet të bëhet nga mjeku dhe varet nga nevoja për të mbajtur këtë peshë, për të hequr apo për të shtuar, pra është individuale.

Dobitë nga përdorimi 3M dietës janë jo vetëm për diabetin tip 2, por edhe diabetin tip 1, sepse nevojat për insulinë do të jenë më të pakta; pesha trupore do të bie, nevoja për ushqime do të zvogëlohet dhe niveli i glikemisë do të jetë shumë më i mirë.

Sa i përket orëve të ngrënies, duhet të respektohen ato tradicionale. Pra, mëngjesi të konsumohet rreth orën 9, dreka rreth orës 15,00 dhe darka në intervalin nga 18.00-20.00.

Gjithashtu, rekomandohet që në dietën 3M përqendrimi i yndyrave të jetë 35%, i proteinave 25% dhe i karbohidrateve që dikur ka qenë 50%, tani është – 40%.

Duke zbatuar këto parime, pacientët me sëmundjen e sheqerit, por edhe të tjerë, të cilët janë të interesuar për ushqim të shëndetshëm, do të kenë vetëm dobi, sidomos për humbje peshe.

E kush nuk do të humbë peshë në ditët e sotme? Pothuajse të gjithë! /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori