Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Podcast, 3GO Podcast me autor Valon Canhasi shënon një moment të veçantë: katër vjet rrugëtim dhe publikimin e episodit të 50-të.

Ky projekt, që nisi si një hapësirë për biseda të hapura dhe të sinqerta me njerëz të fushave të ndryshme, është shndërruar në një prej podcasteve më të ndjekura në vend.


Gjatë këtyre katër viteve, qindra orë bisede janë ndarë me publikun, duke sjellë histori frymëzuese dhe këshilla praktike nga personalitete të biznesit, sportit, artit, kulturës e shoqërisë civile.

Në këtë udhëtim, mikpritës i 3GO Podcast ka qenë një listë e gjatë mysafirësh të njohur e të respektuar, si: Gentian Lluka, Uranik Begu, Hana Qerimi, Gazmend Avdiu, Genc Meraku, Fisnik Ismaili, Albian Gagica, Ardian Kurtolli, Berat Hasani, Betim S. Drenica, Arta Shehu Zaimi, Jeta Zagragja, Arianit Fazliu, Val Sopi, Mërgim Cahani, Kujtim Gjevori, Berin Hasi, Uta Ibrahimi, Rasim Merlaku, Visar Idrizi, Shemsije Dërmaku, Mërgim Prishtina, Ardian Hoxha, Norik Uka, Bes Bujupi, Ilir Morina, Jehona Gjurgjeala, Agron Demi, Ardian Jashari, Fidan Hallaqi, Alejtin Berisha, Kushtrim Xhakli, Leonora Kusari, Faton Sopa, Dukagjin Lipa, Ideal Vejsa, Jeta Xharra, Driton “Toni” Kuka, Darsej Rizaj, Ermal Sadiku, Çelik Nimani, Valon Asani, Bardh Kadiu, Ardiana Bunjaku, Valdrin Sahiti, Edi Demaj, Armend Berisha, Hekuran Doli, Berat Mustafa, Dina Cernobregu.

Falë tyre dhe publikut besnik, 3GO ka arritur të mbajë gjallë motivimin për të vazhduar.

“Nuk e keni idenë sa i lumtur jam që kjo nismë ka gjetur vend në jetën e kaq shumë njerëzve. Faleminderit për çdo kritikë, përkrahje, share, like e comment. Pa ju, ky rrugëtim nuk do të kishte kuptim,” është shprehur Valon Canhasi.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për ekipin mbështetës në Hallakate dhe Pixels Productions, që kanë kontribuar në rritjen e cilësisë dhe vazhdimësisë së podcastit.

Nga sot, 3GO e sheh përpara objektivin e radhës: 100 episode të realizuara dhe të ndara me publikun. Për të gjithë ata që duan të zbulojnë më shumë rreth këtij rrugëtimi, mjafton të vizitojnë www.trego.live.